Eurodeputeti austriak, Lukas Mandl ka bërë të ditur se sot në Komitetin për Punë të Jashtme të Parlamentit Europian do të votohet raporti për Kosovën, ndërsa ka thënë së është dhënë një mesazh i fuqishëm mbi liberalizim të vizave.

Mandl përmes një postim në Twitter ka shkruar se vizat dhe dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë janë dy temat qendrore.

Ai ka theksuar se Grupi i deputetëve të EPP që është edhe grupi më i fuqishëm politik në Parlamentin Europian, ka dhënë një mesazh të fuqishëm mbi liberalizimin e vizave dhe disa temave të tjera të rëndësishme për Kosovën.

“Sot do të votojmë në Komitetin për Punë të Jashtme në Parlamentin Europian, raportin për Kosovën, që unë e kam negociuar të emër të Grupit EPP. Ne kemi përfshirë mesazhe të forta mbi liberalizimin e vizave, njohjen, dialogun Kosovë-Serbi dhe perspektivat për të rinjtë në digjitalizimin dhe fusha të tjera”, shkruan Madle.