Shkruan: Prof. Dr. Jahja Drançolli

Harku triumfal i Kostandinit përkujton fitoren e Kostandinit më 28 tetor 312 mbi tiranin romak Maxentius në betejën e Urës Milvian në Romë. Monumenti në fjalë konsiderohet për harkun triumfal më të madhin të mbijetuar romak dhe monumenti i fundit i shkëlqyeshëm i Perandorisë së Romës. Harku ka paraqitur Kostandinin si një vazhdim të gjallë të perandorëve më të suksesshëm romakë, të njohur për qeverisjen e mirë si dhe fitoret e tyre ushtarake!