Shkruan: Valon JASHARI

Zgjerimi i mentalitetit të neootomanizmit turk mbi trojet shqiptare është rreziku imediat për popullatën shqiptare dhe të ardhmen e saj, që qeveritë shqiptare ajo e Shqipërisë dhe Kosovës dhe pjesërisht klasa politike e shqiptare në Maqedoninë e Veriut dhe në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë duhet marrë si një çështje shumë urgjente. Qeveria turke me platformën e saj Neootomane tani më është më aktive se kurrë në trojet shqiptare duke vepruar rreth mundësisë së rikthimit të sferave të saj që dikur i kishte të okupuar me shekuj gjë që edhe kishte bërë krime më të rënda ndaj këtyre popujve të Ballkanit e veçanërisht asaj shqiptare. Interesat e qeverisë neootomane turke në Ballkan korrespondoj jo rastësisht sa herë që edhe popujt sllav janë aktiv me idetë e tyre të kolonializmit. Ky bashkëdyzim i platformave neootomane e neopansllaviste gjithsesi gjatë historisë sidomos pas Kongresit të Berlinit e deri më sot kanë bashkëvepruar dhe koordinuar veprimet e tyre vetëm ndaj një popullate dhe një kundërshtari konkretisht ndaj popullatës shqiptare autoktone. Për ti arritur këto qëllime kolonialiste kanë bërë gjatë historisë me dhjetëra marrëveshje e konferenca si të fshehta ashtu edhe të hapura që vetëm popullata shqiptare në Ballkan ka pësuar. Në këtë rrafsh të fushëveprimit turko-sllav gjithsesi metodat janë mbi ato makiaveliste që i kanë praktikuar dhe janë duke praktikuar.

Serbia me fushatën e saj të drejtuar në dy drejtime atë karshi bashkësisë ndërkombëtare duke paraqitur Kosovën si krahinë e kishave të saj Ortodokse, dhe në anë tjetër dukë financuar direkt imam dhe media të caktuara që të promovoj një islam politik edhe atë mundësisht sa më radikal që është e munduar afërsisht ashtu siç e parashihte edhe projekti i Dobrica Qosiqit. Në këtë mënyrë popullata shqiptare në brendësin e saj do të zbehte nacionalizmin e saj dhe në arenën ndërkombëtare, Serbia do të fitonte luftën diplomatike dhe mundësia i hapej për një përkrahje karshi politikës serbe, pasi që ajo shqiptare do të vuaj nga koncepti islamit-obskurantist gjë që do të binte ndesh edhe me parimet e civilizimit perëndimor evropian. Turqia në fushëveprimin e saj të koordinuar me Serbin do të përqendrohej më shumë në sferën kulturore sidomos tek religjioni, atë përmes organizatave të ndryshme duke derdhur mjete financiare të mëdha si në ndërtim dhe restaurimin e xhamive etj… religjioze dhe tani që ia ka arritur të marrë Bashkësinë Islame si në Kosovë, Shqipëri e Maqedoninë Veriore, Preshevë, e Mal të Zi nën kontrollin e plot të saj.

Turqia gjithsesi duke ndjekur agjendën e saj neootomane kundra popullatës shqiptare në Ballkan po synon që edhe ndaj disa shteteve evropian të cilat janë shprehur hapur kundra Erdoganit të krijoj një rivalitet të sferave të ndikimit sidomos në fushën kulturore atë duke zgjeruar me islamin politik dhe atë ekonomike me tendenca të parimeve islamiste.

Për të parë rrezikun turko-sllav se sa është evident sot ndaj popullatës shqiptare, më së miri e dëshmojnë vetë qëndrimet e imamëve të Bashkësive Islame sidomos asaj të Kosovës Maqedonisë dhe Preshevës. Nëse vetëm pak do të kthehemi në retrospektivë në proceset sa të rëndësishme dhe të rrezikshme popullata shqiptare ka kaluar pas Kongresit të Berlinit deri më sot si pasoj ndër të tjera pikërisht edhe e këtij mentaliteti obskurantist të imponuar ndër shekuj, mjafton të hapni librat dhe dokumente historike. Nëse donit ta jetonit dhe ta ndjenit e kuptonit rrezikun e kohës së Kongresit të Berlinit për çështjen shqiptare mjafton të mendoni me mendjen dhe bindjet e këtyre Bashkësive Islame dhe disa pseudo akademikëve si Milazim Krasniqi etj… të cilët janë interpretues dhe zbatues të verbër të dogmave obskurantiste mesjetare dhe vetëm atëherë do të kuptoni se në çfarë pozicioni të vështirë ka qene çështja shqiptare me këto bindje obskurantiste.

Dhe pikërisht projekti i xhamisë në Prishtinë është një projekt neootomanist dhe ka një mesazh direkt të imponimit të mentalitetit mesjetar të Erdoganit duke rivalizuar me perspektiven perëndimore shqiptare. Jo rastësisht edhe vendi dhe projekti i xhamisë është zgjedh vetëm pak metra dhe në të njëjtën paralele horizontale me Katedralen Katolike Nënë Tereza. A thua rastësisht në këtë kohë koinçidon që Vuçiqi ditë e natë me tërë potencialin diplomacisë së shtetit serb po lobon gjithandej nëpër botë sidomos Evropë me vlerat kinse krishtere serbe edhe atë duke dhuruar libra me tematik mbi të kaluar kishtare të Kosovës. Dhe pikërisht në këtë kohë agjenda neootomane po fillon të ndërtoj një xhami me përmasa të mëdha në Prishtinë e që në fakt po i ngjan jo një tempulli ku do të luteshin besimtarët por një tempulli si simbol urrejtje e imponimi dhe rikujtimi mbi të kaluarën e vuajtur të popullit shqiptar nga okupimi otoman sidomos me arkitekturën e saj otomane.

Valon Jashari: * Ma.sc. Historisë, ish-Kryetar i “Lëvizjes së Lirisë”, Lëvizje që vepron në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, si dhe aktivist për të drejtat e shoqërisë shqiptare në Ballkan.