Federata çeke duhet të ketë kujdes me tifozët e saj në ndeshjen e sotme ndaj Kosovës.

Republika çeke duhet të jetë shumë e kujdesshme sonte ndaj Kosovës në duelin e tyre në kuadër të eliminatoreve për Euro 2020.

Gazeta çeke “Idnes” shkruan se Federata nikoqire duhet të bëjë një organizim të mirë të ndeshjes, përndryshe rrezikon shumë.

Deklaratat e fundit të presidentit të Çekisë, Milos Zeman, përfshirë vëllazërimin e tifozëve të Sparta Pragës me ata të Crvena Zvezdës kanë shtuar tensionet para takimit me Kosovën.

Andaj, “Idnes” shkruan se ndonjë veprim i papranueshëm nga tifozët çekë mund të përcillet me dënim nga UEFA që në opsionin më të keq mund të penalizojë vendasit me heqje të pikëve