Një grup punëtorësh, ndërsa pastronin një pjesë të pyjeve tropikale të Dominikës, dalluan një gjarpër masiv. Gjarpri ishte aq i madh sa punëtorët duhej të thërrisnin një vinç për ta zhvendosur në një vend të sigurt.

Një video e gjarprit u bë virale në platforma të ndryshme të mediave sociale teksa përdoruesit thanë se mund të jetë ndoshta gjarpri më i madh në botë i regjistruar në kamera, përcjellë Klankosova.tv.

Videoja u shpërnda fillimisht në TikTok, pastaj në një video tjetër gërmuesit, të cilët e panë gjarprin, shihen duke luftuar për ta futur atë në një kamion për shkak të madhësisë dhe peshës së tij të madhe, raportoi The Sun.

Sipas raportimeve, identifikimi i gjarprit është i paqartë. Sidoqoftë, zona ku u pa ai është vendlindja e Boa Constrictor, një specie që ka një shumëllojshmëri të gjerë të gjarpërinjve të ndryshëm në madhësi.