nga Muharrem Abazaj; 18 Prill, 2021
Z. Aref Mathieu;
E lexova me shumë vëmendje përgjigjen Tuaj.
Në përgjigje të mospajtimit tim, për deklarimin tuaj, se gjuha shqipe e ka 1/3 e fjalorit të huazuar nga gjuhë të tjera, ju, jo vetëm e quani jo të drejtë mospajtimin tim, por këmëngulni se ky raport mund të jetë edhe më shumë se kaq.
Gjuha shqipe, ashtu si kini dalë edhe ju në përfundim, mbështetur në studimet tuaja, rrjedh nga pellazgjishtja. Gjuha pellazge është trungu nga kanë rrjedhur të gjitha gjuhët që gjuhësia deri tani i ka emërtuar si gjuhë të familjes indoevropiane, ku përfshihen: sanskishtja, hititishtja, greqishtja e vjetër, latinishtja, sllavishtja e vjetër etj.
Gjuha pellazge, si një gjuhë zanafillore, ka qenë një gjuhë e pazhvilluar.
Ajo i ka patur të gjitha fjalët njërrokëshe.
Gjithashtu; nuk ka arritur të vërë në zbatim mjete të tilla gjuhësore, që u japin fjalëve fleksibilitet, siç janë parashtesat, prapashtesat, mbaresat, nyjet.
Shkrimi i saj ka patur karakter linear, pa ndarje mdis fjalëve.
Si e tillë pellazgjishtja ka qenë një gjuhë që nuk arrinte të realizonte një komunikim normal; prandaj, dijetarët e kohës kanë bërë përpjekje për ta përmirësuar atë.
Këto përpjekje të tyre bënë, që të formohen disa gjuhë si: sanskishtja, greqishtja, latinishtja etj;
të cilat bënë dy veprime kryesore: krijuan elemente gjuhësore artificiale si parashtesa, prapashtesa, mbaresa, etj, dhe, përmirësuan shkrimin; duke realizuar ndarjen e fjalëve
nga njra – tjetra. Këto ndërhyrje bënë që këto gjuhë të japin mundësinë e një komunikimi shumë më të mirë se pellazgjishtja, duke u bërë, shpejt, gjuhë të administratës dhe kulturës.
Një gjë e tillë bëri, që gjuha pellazge, veçanërisht ajo e shkruar, të mënjanohej; deri sa kaloi në harresë.
Por; gjuha e folur pellazge, vazhdoi të flitej, masivisht, sidomos në zonat rurale, ku arsimimi ishte shumë i diferencuar. Në trojet ilire, veçanërisht në ato shqiptare, ku arsimimi me gjuhët që lartpërmedëm ka qenë shumë sporadik, vazhdoi të flitej masivisht gjuha pellazge.
Mund të themi me siguri, se në trojet tona, kjo gjuhë është folur pandërprerje.
Në këtë vazhdimësi gjuhësore ka patur një evolucion të pandërprerë.
Gjuha shqipe, përmes këtij evolucioni natyral, arriti të bëhet gjuhë flektive, por elemetet gjuhësore nuk i krijoi artificialisht, ato u zhvilluan natyrshëm nga vet brumi i saj gjuhësor me lëndë të trashëguar pellazge. Është ky fakt, që të ghitha gjuhët e lashta, të formuara me mjete artificiale gjuhësore, nuk arritën t’i rezistonin kohës, kurse shqipja është sot jo vetëm gjallë por në lulëzim.
Në këto përfundime kam arritur, mbështetur mbi mundësinë e njohjes në përgjithësi të gjuhës pellazge. Duke u përpjekur për shumë vite, kam arritur të deshifroj mjaft mbishkrime të lashta. të cilat janë gjetur në territorin e Turqisë, Greqisë, Bullgarisë, Maqedonisë, Shqipërisë, Italis ë e gjetkë.
Të gjitha këto mbishrime, që i përkasin pellazgjishtes, bëhen të lexueshme vetëm me anën e gjuhës shqipe. Nga përmbajtja e këtyre mbishkrimeve, dhe sidomos, nga mbishkrimet etruske të cilët janë me mijra, dhe disa prej tyre kanë tekste të zgjeruara, kam arritur të identifikoj një numër të konsiderueshëm fjalësh, të cilat, ose janë identike ose rrënjë të fjalëve të shqipes së sotme.
Kjo gjë më mundëson për të dalluar se shumë fjalë, të cilat gjuhëtarët tanë, duke përfshirë edhe më të njohurin, Eqerem Çabejin, i kanë klasifikuar si huazime nga gjuhë të tjera, janë potësisht të burimit të shqipes.
Me këtë nuk dua të them se gjuha jonë nuk ka huazime.
Ka mjaft të tilla, por duhet bërë diferencimi i tyre.
Një numër i madh fjalësh të huaja, kanë hyrë në gjuhën shqipe, si terminologji nga fusha të ndryshme të shkencës dhe shoqërisë.
Këto fjalë janë krijuar në ato vende ku kultura dhe shkenca ka patur zhvillim më të hershëm dhe këto terma janë krijuar në gjuhën e tyre.
Edhe në ditët tona vazhdojnë të futen fjalë të kësaj natyre.
Këto fjalë janë të domosdoshme dhe e pasurojnë gjuhën.
Në leksikun e shqipes ka dhe fjalë nga gjuhë të tjera, si pasojë e ndikimit të pushtuesëve, sidomos atyre romakë, sllavë dhe turq.
Por sasia e këtyre fjalëve nuk është e madhe, ashtu si janë konsideruar.
Pushtuesit romakë, e ruajtën pushtimin më shumë ushtarakisht, dhe nuk ndikuan shumë në gjuhën shqipe.
Turqit, edhe pse emëruan admistrarorë të lartë, nuk arritën të kenë ndimim të madh gjuhësor. Sllavët patën një ndikim të pjesshëm, pasi sollën disa kolonë të cilët u bënë pronarë në trojet tona, por edhe ky qe një ndikim shumë sporadik.
Shqiptarë e ruajtën gjuhën gati të plotë me anën e së cilës, krahas pushkës, arritën të mbrohen përpara fuqive të mëdha për ekzistencën e lashtë të kombit të tyre.
Pse kanë gabuar gjuhëtarët tanë?
Mungesa e dokumentimit të shqipes më herët se shek XV ka krijuar idenë se shqipja është një gjuhë e re, krahasuar me geqishten e vjetër, latinishten etj.
Kur gjuhëtarët ndeshnin fjalë që figuronin njëkohësisht në gjuhën shqipe, dhe në një nga këto gjuhë të lashta, e merrnin afrofe si të këtyre gjuhëve të tjera.
Kështu ka ndodhur edhe me ato fjalë që janë klasifikuar si huazime nga turqishtja.
Ne duhet të kemi parasysh, se njëjtësia, apo shëmbëllimi i këtyre fjalëve të shqipes, me këto gjuhë, nuk është si rezultat i huazimit nga njëra – tjetra, por si rezultat i një rrenje të përbashkët.
Por; miku im Mathieu Aref, problemi i huazimeve është fare i vogël me problemin themelor aktual që kini ju, unë, dhe shumë studjues të tjerë.
Problemi ynë qëndron, tek ai qëndrim i pakuptimtë dhe i dëmshëm, që po mban Akademia e Studimeve Albanologjike e Tiranës dhe e Prishtinës.
Megjithë kërkesat e vazhdueshme tonat, për të rihapur diskutimin e prejardhjes reale të gjuhës shqipe, ata vetëm heshtin. Na duhet që të gjejmë, bashkarisht, një forcë, për t’u imponuar këtyre institucioneve: hapjen e një diskutimi të tillë, sepse është në interes tëpër të madh për kombin tonë, në veçanti, në këtë fillim shekulli.