Deklarat e fundit të Labinot Tahiri i cili pretendon se virusi nuk ekziston kanë shkaktuar reagime të shumta nga qytetarët

Madje kjo ka shtyrë që të niset edhe një peticion ku kërkohet që Labinot Tahiri të vizitojë pacientët pozitiv për coronavirus pa maskë mbrojtëse – e si rrjedhojë të dëshmojë edhe deklaratat e tij të vazhdueshme.

Peticioni i nisur në platformën Change.org i drejtohet Ministrisë së Shëndetësisë së Kosovës, dhe deri më tani ka mbledhur më shumë se 1,700 nënshkrime.

“Ka kaluar kohë prej që jemi njohur me pikëpamjet e zotëri Labinot Tahirit rreth të vërtetës ndaj virusit COVID-19 që ka shkaktuar pandemi botërore.

Ne si popull i Republikës së Kosovës që kemi dëgjuar mjaftueshëm se si “s’ka virus”, “çdo gjë është rrenë e OBSH”, “po dojnë me na i ndal dasmat e gëzimet familjare”.

Jemi duke u goditur nga vala e dyte e këtij virusi dhe tashme fatkeqësisht kemi humbur jetëra.

Pasi në popullatën e gjerë po predikohet nga Labinot Tahiri qe “nuk ekziston” diçka e tille, bëjmë thirrje publike që i famshmi i lartpërmendur të vizitojë pacientët e infektuar me COVID-19 që gjenden në Klinikën Infektive.

Por në mënyrë që të na vërtetojë që nuk ekziston ky virus, Labinot Tahiri kërkohet që këtë vizitë për së afërmi ta realizojë pa vendosur maskë, doreza apo ndonjë formë tjetër për mbrojtje nga virusi”, shkruhet në përshkrimin e peticionit të publikuar para dy ditësh.