Letërsia e në veçanti drama, me sa duket, ka qenë e parapëlqyera e enciklopedistit Sami Frashëri në fillimet e krijimtarisë së tij. Djaloshi i ri 21-vjeçar erdhi në Stamboll nga Janina, ku tre vjet më parë kishte mbaruar gjimnazin e njohur Zosimea, dhe ende ishte nën magjinë e letërsisë franceze.

Shkruan romanin Dashuria e Talatit dhe e Fitnetes, i cili mbahet si romani i parë i letërsisë së re turke. Hartoi edhe një tragjedi (Shyhrabi ose Përsiatësi) me motive nga “Shahnameja” e Firdusit, por e ndjeu se nuk u përmbahej kërkesave për një vepër teatrale dhe e la mënjanë. Më 1873 përktheu romanin Galateja dhe përsëri një dramë nga frëngjishtja, Rreshteri plak.

Kjo e fundit u shfaq në janar 1874, kurse brenda pak kohësh Samiu ia doli ta hartonte e ta vinte në skenë në prill dramën Besa. Pa asnjë dyshim, kjo ka qenë vepra e tij më e suksesshme. E botoi një vit më pas dhe është përkthyer bullgarisht më 1902, italisht më 1908, frëngjisht më 1918 dhe anglisht më 1945.

Shqip Besa është përkthyer më 1901 nga A. Ypi Kolonja dhe u shtyp në Sofje. Më pas është rishtypur tetë herë, që nga viti 1918 e deri më 2004. Në parathënien e dramës vetë autori është shprehur se kishte synuar të jepte një vepër letrare për vlerat morale dhe tradicionale të popullit shqiptar. Po atë vit (më 1875) botoi edhe dramën e dytë Sejdi Jahjai, këtë radhë me një ngjarje nga Spanja në fillim të shek. XVI. Shqip është përkthyer më 2004. Dhe kështu pa ndërprerje, vit pas viti botoi të tretën dramë Gave, me temë sërish nga ‘Shahnameja’, për historinë e farkëtarit Gave, që ia del të rrëzojë sundimtarin gjakatar, i cili ndiqte kultin e gjarpërinjve, që i ushqente me fëmijë. Më 1876 vetë Samiu njoftonte se po shkruante dramën “Fëmijët” dhe një tjetër “Përsëri Besa”, por më shumë nuk dimë gjë për këto.

Si shpjegohet ky pasion rinor i tij për skenën? Ai ka folur disa herë për këtë; kështu te parathënia e dramës së dytë theksonte domosdoshmërinë dhe dobinë e teatrit, si dhe epërsinë që gëzonin shfaqjet e teatrit kombëtar. Ndërkaq, gjithçka nevojitet të vendoset në mjedisin letrar e kulturor të kohës. Pas reformave të Tanzimatit për disa dhjetëvjeçarë fryu një erë e re në kryeqytetin osman. E para pjesë teatrale turke ka qenë një komedi (1860) e shkrimtarit Shinasi, pa ndonjë vlerë të veçantë. Po sidomos duhet përmendur Namik Qemali (1840-1888), i cili hartoi një varg dramash romantike, shpesh nën ndikimin e drejtpërdrejtë të teatrit francez. Pjesa e tij “Vatan” u prit me entuziazëm nga shikuesit më 1873, por autoritetet e internuan për këtë. Shkurt, Samiu u përfshi po në këtë rrjedhë të mendimit e të letërsisë me N. Qemalin. Njerëzit përparimtarë të Turqisë po zbulonin rolin shoqëror të teatrit.

Në fund të librit “Përpjekjet e heronjve në përhapjen e Islamit”, botuar më 1884 dhe përkthyer shqip më 2004, Sami Frashëri ka dhënë një listë të shkrimeve të veta të botuara dhe të pabotuara. Aty renditet te nr. 28 edhe Mezalimi Endelus, që shqip me përpikëri do të përkthehej Mizoritë në Andaluzi. Autorët që do të shkruanin për Samiun, do ta përmendnin shkarazi, mes trashëgimisë së tij të panjohur. Ndërsa pas hulumtimeve këmbëngulëse dorëshkrimin e zbuloi më 2011 në Arkivin Qendror të Shtetit prof. dr. Irfan Morina, orientalist. Sipas mendimit të tij, është hartuar në vitet 1876-1877, domethënë pikërisht në vijim të vrullit dramaturgjik të Samiut. Ishte shkruar në osmanishten e kohës, prandaj I. Morina bëri një punë të lavdërueshme, duke e kthyer në turqishten e sotme. Kjo bëri të mundur që Rauf Morina në Prizren ta përkthente shqip më 2013.

Ngjarjet e dramës i përkasin vitit 1492 në Granadë të Spanjës. Është koha e sundimit të mbretit Ferdinand të Aragonës dhe mbretëreshës Isabela të Kastiljes. Me forcat e tyre të bashkuara ata ia arritën të dëbonin arabët maurë prej asaj province dhe të shtinin në dorë Granadën. Po binte edhe qyteti i fundit dhe këto ngjarje tronditëse e të përgjakshme përfshinë në vorbullën e luftës edhe jetën e njerëzve nga të dy anët e ndërluftuesve. Drama ka pesë akte. Fatma dhe Hasani, motër e vëlla, janë në qendër të ndërlikimeve të veprimit. Ajo është e fejuar me Ridvanin, që mishëron luftëtarin e palës arabe. Hasani përkundrazi, dashuron Lionorën nga pala e spanjollëve dhe kështu mishëron njeriun e lëkundur ndërmjet dashurisë dhe detyrës kombëtare. Konvertohet në katolik, ndryshon edhe emrin, madje është gati të flijojë edhe të ardhmen e së motrës, duke pranuar që edhe ajo të ndërrojë emrin e të martohet me kunatin e tij të ardhshm. Kur këto plane të këqija shkojnë mjaft larg, pas rimarrjes së qytetit nga spanjollët, Hasanin fillon ta brejë ndërgjegjja. Pikërisht për këtë arsye përkthyesi e ka titulluar shqip “Ndërgjegjja”, duke e quajtur se konflikti midis dashurisë dhe atdhetarisë është vatra e shtjellimit të ngjarjeve dhe morali i dramës.

Kështu thuret një tekst melodramatik me personazhe të ndërkryqëzuara mes palëve kundërshtare në luftë. Autori ka shfrytëzuar gjithë sajesat e zakonshme të intrigave, synimeve të fshehura, shfaqjeve të papritura, monologëve patetikë dhe dialogëve me shumë “ah!” e “oh!”, moralizimeve e ndjenjave të larta, të shprehura me retorikë. Zgjidhja është e llojit me fund të lumtur, ku ngadhënjen vetëdija atdhetare, por pa e flijuar edhe pasionin.

Lexuesi i sotëm shqiptar e ka të vështirë të orientohet me lehtësi në stilemat patriotike të personazheve, sepse ka përvojën historike të luftërave në shekullin e fundit, të lëvizjeve çlirimtare dhe në veçanti prej arritjes së pavarësisë së Kosovës. Lidhur me këtë të fundit përkthyesi, i cili ka përballuar me sukses punën e vështirë për ta kthyer tekstin shqip, në Parathënie nuk ka arritur të bëjë dallimet e mëdha historike. Nuk e besoj që në ato vite Samiu mendonte për shpërnguljet masive të shqiptarëve pas rënies së Perandorisë Osmane dhe as mund të bëhet ndonjë paralelizëm me largimin e arabëve nga Spanja.

Mjafton të përmend nocioni themelor të atdheut, i cili nuk përkon historikisht mes maurëve në Spanjë dhe shqiptarëve , që janë autoktonë në Kosovë. Rrjedhimisht, lexuesi ynë i sotëm, i cili pa dyshim e çmon mbi gjithçka dashurinë për atdheun, nuk e percepton se si do ta pranonte atë lidhur me maurët, që e kishin pushtuar Spnajën shumë shekuj më parë. Përkundrazi, atij i përfytyrohet sundimi po ashtu shumëshekullor i osmanëve, duke i ngjallur asociacione të kundërta. Përveç kësaj, dramën e përshkon një konflikt i hapur edhe ndërmjet besimeve fetare. Nuk është e nevojshme të zgjatem për këtë anë, që e njohin mirë të gjithë në kontekstin e sotëm kombëtar dhe ndërkombëtar. Nga ana tjetër, është e vërtetë historike, që në periudhën e Ferdinandit të Aragonës dhe Isabelës u ngrit Inkuzicioni i tmerrshëm spanjoll me gjithë krimet e tij deri kundër njerëzve të shkencës, por nuk ka si të harrojmë që më 1492 ata mbështetën ekspeditën e K. Kolombit për zbulimin e Amerikës dhe po në atë vit, me pushtimin e principatës së Granadës arritën në fakt bashkimin e Spanjës. Historia është e mbushur me kundërthëniet e veta dhe sot shtrohet çështja që të mos gjykohet vetëm me qëndrimin tendencioz, sipas interesave vetëm të njërës palë.

Duke i pranuar të metat e veprës edhe nga ana artistike, për të cilat vetë Samiu duket se ka qenë i vetëdijshëm e prandaj nuk vendosi ta botonte, do të shtoja se është e natyrshme që ato do të binin edhe më tepër në sy pas pothuaj një shekulli e gjysmë. Mund të thuhet atëherë se kjo dramë nuk do të kishte gjasa që të vihej me sukses në skenën tonë sot. Rrjedhimisht, ajo mbetet pjesë e krijimtarisë letrare të Samiut, që e vlente të zbulohej e t’i bëhej e njohur botës sonë letrare. Që është e nevojshme të njihet më gjerësisht krijimtaria e Samiut do ta vërtetonte mjaftueshëm edhe vetëm fakti i mëposhtëm. Në ribotimin e “Fjalorit enciklopedik shqiptar” më 2008 shënohet vetëm drama “Besa” dhe i gjithë artikulli për Sami Frashërin është po ai, që ishte paraqitur një çerek shekulli më parë! Ndërkohë ne kishim nxjerrë me Shtëpinë Botuese “Logos-A’ veprën e Sami Frashërit në 20 vëllime, shoqëruar me një vëllim tjetër, që përmban edhe bibliografinë e plotë të shkrimeve të tij dhe të çfarë ishte shkruar deri atëherë për jetën dhe veprën e tij. Ndërsa tashti do të bëhen 4 drama jo vetëm të njohura, po edhe të përkthyera shqip, një pasurim i vërtetë për historiografinë letrare shqipe.

Shtëpia Botuese ‘Logos-A’ së shpejti do ta shtypë këtë vepër të përkthyer shqip. Dhe është në kohën më të përshtatshme, sepse sivjet është 110-vjetori i vdekjes së Samiut. Nuk mund ta mbyll pa i përgëzuar të dy Morinat, që e bënë të mundur këtë ngjarje me rastin e përvjetorit.