Shkruan: Fahri XHARRA

Pse Serbia duhet të heshtë? kur e vej këtë pyetje e di edhe përgjigjën. Kjo është në nderin e saj që përfundimisht të bindet ,t`a bindë popullin vet se që të gjithë kanë qenë të mashtruar dhe të gënjyer në mënyra të ndryshme për Historinë e tyre.
Gjyshi i Karagjorgje Petroviqit ,udhëheqësit të Kryengritjes së parë serbe ,ka qenë Shqiptar dhe se ai është quajtur Gjin Marash Këlmendi,thuhet në librin “Karagjorgjeviqët- historia e mfshehur” Autorët e librit janë Milorad histori-e-fshehurBoshnjak,gazetar dhe Slobodan Obrenoviqi ,inxhinier, i cili është pasardhësi i drejtpërdrejt i Jakob Obrenoviqit ,djali i axhës së Knezit Serb Milosh Obrenoviqit , ( Obrenoviqët ,nipat e Karagjorgjeviqëve). Libri është i bazuar në “ Glasnik Zemaljskog muzeja Bosne i Hercegovine” ,1910, numër 22 që e tregon ardhjen e Këlmendasve ,dhe të familjës së Karagjorgjeviqëve nga rrethi i Shkodrës në rrethin e Novi Pazarit ,rreth vitit 1737. Autorët Boshnjaki dhe Obrenoviqi thirrën gjithashtu në veprat e Andrija Luburiqit ,1937, ku thotë se Kelmendët e kremtonin dhe e mbanin Shën Klimentin (Këlmendin) e Romës ,të cilin e mbanin edhe Karagjorgjeviqët. Autorët theksojnë që i biri Aleksandri dhe nipi Petri e ndërruan më vonë të shenjtin e tyre. Autorët theksojnë se edhe Kral Petri e dinte prejardhjen e tij, prej shqiptari,por e din edhe Mbreti i Serbisë në megrim, Aleksandri i sotit.
Letrari dhe kryetari i Akademisë së shkencave dhe arteve të Duklës(Malit të Zi), Jevrem Bërkoviqi e vërteton të njëjtën për përkatësinë shqiptare të Karagjorgjeviqëve dhe shton se Akademia Serbe “SANU” gjithmonë e mohon këtë por nuk mundet ta dokumenton. Egzistojnë bile edhe thënjë se Karagjorgje iu fliste shqip bashkëluftëtarëve të tij në Peshter në Kryengritjen e parë Serbe 1804 ,kundër turqve,ose që fliste shqip në familje dhe se serbishten nuk e dinte mirë.
Me këtë kryengritje filluan themelet e shtetit serb. Edhe shkrimtarja amerikane Ana Di Leilo, e vërteton prejardhjen shqiptare të Karagjorgjeviqëve,në librin e saj :”Lufta e Kosovës”.

Të kthehemi pas , Vladimir Çoroviq ,një historian serb shkruan:” Dushani e krijoi një principatë e cila nuk ishte serbe,por e përzier, e përbërë nga Serbët ,Helenët dhe Arbanasit(Shqiptarët). Qëllimi tij ishte që të pushton Konstantinopolin dhe të bëhet trashëgimtarë i Imperatorisë Bizantine. Car ,dhe si i tillë ,sundimtar i Balkanit dhe i serbëve të tij(?)( në atë kohë serbët ishin në pakicë , e Car Dushani- arbanas ortodoks.)” . Ndërsa studiuesi tjetër serb Lazo Kostiq shton: “ Nemanasit (Nemanjiqët-sipas atij) kishin mundur të sundojnë Bizantin ,por jo serbët” ( Sepse nuk kishte Serbi). Historia serbe flet ndryshe,flet ndryshe dhe e gënjen historinë ndryshe.
Serbia duhet të heshtë gjithashtu ,sepse themelet e shkrimit të tyre vijnë gjithashtu nga një shqiptar ( për ne, shka) ; themeluesi i alfabetit të tyre ishte Vuk Karaxhiqi, i cili i kishte rrënjët në Vasojeviqët e ata nga Kelmendet. Viti 1804,viti tërbimit turk mbi Beogradin. Çka është nënçmuese për Serbët për tu përmendur ky vit si dhe këtë tërbim turk?
Qëllimi i shkrimit nuk është që të kërkoj vëllazëri prej gjaku prej Serbëve ; larg e shumë largë nga ajo ; por që serbët të mbyllin gojën dhe se të iu rikujtojmë shqiptarët janë ata që i formuan si shtet dhe si komb …Historia punon me fakte dhe dokumente ,me gjurma tekstesh të cilat së bashku vendosën në një tërësi koherente dhe e cila e prodhon të Vërtetën .
Serbët është mirë të heshtin se e kaluara e tyre nuk është se si e thonë dhe e tregojnë ata ,por ashtu se si ka qenë; nuk duam te jemi vëllezër me ta por të iu bëjmë të dijtur ( edhe pse e dijnë fort mirë) se familjet e Lekiqëve,Nikiqëve dhe Daciçëve janë shqiptarë ortodoks.
Shqiptarët ortodoks të viseve shqiptare të Kosovës ,Malit të Zi ,Serbisë dhe Maqedonisë,na mbetën si të ndarë dhe ne i quajtëm shkije falë shkizmës. Mirëpo , a e merituan ata këtë veçim? Kush ishte shkaku që ata mbetën të shkarë nga trungu shqipëtar? Dhe me kalimin e kohës ata (por jo të gjithë) e gjetën veten diku tjetër, me të njëjtën fe por me një gjuhë tjetër. Ndërrime shumë të mëdha ndodhën në kombin tonë. Pse ata (shkijet- shqiptarët ortodoks , të viseve të përmendura më lartë)) me lehtë e kishin për të jetuar nëse e flasin një gjuhë tjetër se sa të ishin ortodoks dhe të flisnin shqip? Kush e favorizoj këtë gjendje ? Dhe, kush përfitoi nga kjo? Nëse e përcjellim me vëmendje historinë e përtëhuajsimit tonë ,në këtë rast të shqiptarëve ortodoks, do të shohim se një rol të madh e luante fakti pse të tanët nuk e krijuan më herët dhe shumë më herët Kishën Ortodokse Autoqefale Shqiptare .Një pyetje së cilës duhet dhënë përgjigje herët a vonë.
Deri me ardhjen e turkut e gjerë në shekullin XV-të,nuk kishte shtet serb,nuk kishte organizim të një shteti të mirëfilltë serb.
Dëshira dhe instinkti i të mbijetuarit më tepër si ortodoks se sa si shqiptar, u favorizua shumë me ardhjen e turkut, sepse ne nje moment historik, gjate kohes se ‘clirimtareve’ otoman, popullata jone, ka pasur vetëm dy mundësi: te mbetet ortodoks, ose te sllavizohet ose te islamizohet, ‘turqizohet’ , qe kinse te shpëtoj nga sllavizimi.(f.m.).Lindi një marrëveshje e re në mes të Kishës Ortodokse të Konstantinopojës dhe të Osmanlijëve : “ Ose Turk ose Ortodoks”. Për katolikët nuk kishte vend. Por edhe për shqiptarët në përgjithësi nuk kishte vend ,në ato rrethana të reja. Kështu filloi shkarja edhe më e madhe…..
Shqiptarët ishin gjithmonë halë në sy për pushtuesit sllav dhe osman .Në fillim ndarës e më vonë në bashkëpunim i kushtëzonin shqiptarët që të kalojnë në serb-ortodoks ose në musliman-turk . Metodat ishin nga më të ndryshmet , nga ato të dhunës e të vrasjeve e deri në ato të joshjeve të posteve dhe të pasurisë.Historia jonë është e gjatë. Historikisht i kemi mbushur fronet mbretërore që nga romakët me perandorë , te sllavët me Cara dhe Krala,te turqit me vezirë , pashallarë e sadri azema.
Pra si thashë edhe më lartë , me ardhjen e turkut u hapën dy dyer të ikjes ,dy dyer të shkuljes nga trungu shqiptarë. Njëra nëpërmjet ortodoksizmit në shkije e më vonë në Serb ; e tjetra nëpërmjet muslimanizimit ,në muslimanë e vonë turqë. Në arën tonë të historisë është lëvruar shumë,është lëvruar që nga parmenda ,pllugu i tërhekur me buaj e deri te mjetet më moderne e lëvrimit; lëvruesit e kanë mbjellur farën e tyre në tokën tonë sipas dëshirës së tyre dhe ne kemi “dalur” ashtu si e kanë dëshiruar ata.
Fryti historik i kohës së caktuar ka qenë gjithmonë i klonuar sipas dëshirës së të tjerëve e aspak e as një fije nuk i ka ngjarë të vërtetës. Historia ,e më këtë edhe e vërteta është fshehur.
Pra rrethanat favorizuese për ikjen e shqiptarëve ortodoks nga trungu i tyre ishte turku dhe mençuria e popëve të kishës serbe, të cilët ishin promotorët e krijimit të shtetit serb. Zaten ,edhe sot sikur Kisha Serbe të pranonte të vërtetën historike të tyre ,gjërat kishin për të shkuar në rrjedhën e saj natyrore.
Serbia duhet ose të heshtë ose të pranon të vërtetën e krijuesve të shtetit të tyre