Shkruan: Preveza ABRASHI

Ne perkujtim te Pal Deshpalit, kompozitorit dhe dirigjentit me fame boterore, pjestare i familjes prestigjioze e Arberesheve te Zares.
“Mirëseundeshme”,Arbnëshi mbahet gjallë falë Zotit, po, gjithsesi, motet bajnë të vetën …Arbneshin e mbajnë pleqtë. Pleqtë janë prushi i tij, por dhe ata po ikin nji nga nji
Mes ranishtës, binte në sy një ngrehinë e rrumbullakët me kupolë, për të cilën Shimja më tha se ishte Fontana ose Kroji i mbretit, që tani nuk kishte ujë, por që kish mbetur si një objekt urban nga koha e Renesancës. Fontana, sipas plakut, kish hyrë në historinë e Arbneshit, sepse të parët banorë të tij kishin zbritur tamam aty, dy shekuj e ca të shkuara. Me këtë rast, ai do të më rrëfente për zanafillën e këtij ngulimi, që nisi në dhjetëvjeçarët e parë të shek. XVIII. Arbneshët këtu nuk kishin arritur të gjithë njëherësh, por në tre valë brenda 7-8 vjetëve (1726, 1729, 1733). Ata kishin zbarkuar në bregun e shkretë përtej Zarës, të shpërngulur prej brigjeve të Liqenit të Shkodrës nga krahina e Krajës. Vinin nga katundet Ljarë, Shestan, Brisk, Debrec etj. ai ka nxjerrë në dritë të diellit nga Arkivi i Raguzës dëshminë ma të lashtë që njihet deri në ditë të sodit për lashtësinë e gjuhës shqipe. Asht një akt, ku janë shkrue latinisht më 14 të korrikut, vjeti 1285 fjalët: “Audivi unam vocem clamantem in monte in lingue albanesca”, që arbnisht don me thanë: “Ndiva nji za tue thirrun në mal në gjuhën shqipe”. Ma bukur s’ka ku shkon. Jireçeku s’ka ditë me na thanë se cili asht ky mal e ku ndodhet. Por mendja ma thotë se ky vend veç në malet e Dalmacies s’ka ku me kenë. Pra, shqyptarët e kësaj ane janë fort të moçëm. Na t’Arbneshit jena tepër të vonë. Madje studimet kanë qit n’dritë sa e sa gjurma të tjera shqiptare tue fillue nga shek. XIII e deri sa kena ardhë na. Vetëm n’lami të artit kanë krijue ma se dyzetë mjeshtra arbnorë, që u ka mbet emri në histori të Dalmacies. Kanë kenë skulptorë e arkitektë, piktorë e gdhendës, veprat e të cilëve admirohen dhe në ditë të sodit. Po përmendi vetëm disa, si Miro Tivarasi, Jovan Grabova, po dhe Radovani e Vladimiri, e mbi të gjithë të tjerët Andrea Lleshi prej Durrësit. Dora e tij asht në pallate, kupola kishash, skulptura e bazorelieve, që i gjen në Zarë, Split, Trogir e gjetkë. Po s’janë vetëm artistat që kanë lanë gjurmë në Dalmacie, po dhe njerëz të tjerë të dijshëm, ikun pas vdekjes së Skënderbegut, si shkrimtari humanist Marin Beçikemi, apo sekretari i Skanderbegut Pal Gazulli, poeti Mikel Maruli, matematikani Gjon Gazuli etj