Mediat spanjolle kanë dhënë lajmin se qeveria e Pedro Sanchez përgatit një kthesë historike në qëndrimin e Spanjës për Kosovën me një njoftim që do të përfshijë njohjen e parë de facto të Kosovës që nga pavarësia e saj nga Serbia në vitin 2008.

Lidhur me këtë, juristi Muhamet Kelmendi, në një prononcim ka deklaruar se njohja nga Spanja do të shërbej si shembull për shtetet që ende nuk e kanë njohur shtetin e Kosovës.

Përveç kësaj, juristi thekson se njohja nga Spanja do e bëjë më të lehtë edhe për procesin e dialogut..

“Është një gjë shumë domethënëse lajmi se qeveria spanjolle e Pedro Sanchez do të njohë shtetin e Kosovës. Kjo njohje do të shërbej si shembull për shtetet tjera të UE-es që ende nuk e kanë njohur Republikën e Kosovës. Me këtë fillon një etapë e re e shtetit të Kosovës në raport me UE. Njohja e tillë i shërben Kosovës edhe në dialog me shtetin serb. Kjo për faktin se ndarja a ndonjë status tjetër serb më lehtë kundërshtohet. Edhe përfaqësuesi i Spanjës, z.Borrell, me siguri e vërehen qëndrimin se fillon mbi bazën e shtetit të Kosovës të konkludon”, tha ai.

Tutje, potencoi se me njohjen nga shteti spanjoll, edhe Unioni fillon të marrë vendime për Kosovën si shtet, e jo si territor pa status.

Po ashtu, ai thekson se bëhet statusi i shtetit bazë, madje edhe njohja nga Serbia do të bëhet e domosdoshme.

“Thyerja e rezistencës disa vjeçare e mosnjohjes fiton në peshë. Kështu fillon etapa e njohjeve dhe me siguri se vazhdon me Greqinë e me shtetet tjera që ende nuk e kanë njohur shtetin e pavarur dhe sovran të Kosovës. Edhe UE fillon etapa e re. Unioni fillon të marrë vendime për Kosovën si shtet e jo si territor amorfë pa status. Ndaj Serbisë fiton në peshë Kosova. Shteti si bazë e dialogimit bëhet bazë kryesore. Serbia humb ende një adutë të fortë në raport me Kosovën. Bëhet statusi i shtetit bazë kryesore. Nuk ka nga shkon shteti serb. Njohja bëhet e domosdoshme”, ka thënë ai.

Kelmendi, shtoi tutje, se ky është një hap i madh për Kosovën, sepse fiton edhe njohje të reja në Azi dhe në Amerikën Latine, si dhe në Afrikë.

“Shteti i Kosovës fiton shumë në peshë në bisedime dhe kështu fillon faza e njohjes reciproke në botë, shtetet e dyshimta ose ato që kanë rezerva pas njohjes, si rezultat i intervenimeve sllave, i mënjanojnë rezervat dhe Kosova fiton në njohje të reja në Azi, në Amerikën Latine dhe në Afrikë. Është hap shumë i madh njohja e shtetit të Kosovës nga Spanja, me këtë fiton Kosova”, përfundoi ai.