Këtë fillim gushti ka një fluks më të lart turistesh, por dhe pushuesish nga qytete të ndryshme. Fluksi dallohet qartë në trafikun në qytet këtë të shtune apo edhe në plazhe.

Ky sezon turistik po mbështetet sigurisht te pushuesit vendas, ku në Vlorë edhe këtë fillim gushti mbizotërojnë shqiptarët e Kosovës, apo edhe shqiptarët rezident në shtete të ndryshme të ardhur për të kaluar pushimet në qytetin bregdetar.