Ish-kryeministri Sali Berisha i ka përshëndetur ndjekësit e tij pasditen e së premtes me një foto nga koha kur ishte në krye të Partisë Demokratike. Në foton e publikuar, lideri historik i demokratëve shfaqet si gjithnjë me dy gishtat e fitores lart ndërsa rrethohet nga mbështetës të shumë që e brohorasin.

Bashkë me foton ai shkruan: “Nje pershendetje te perzemert!”

Si duket, jo rastësisht, Berisha ka zgjedhur një foto nga vitet kur ishte në krye të PD, një ditë pasi iu përgjigj me “kurrë mos thuaj kurrë” pyetjes nëse mund të rikthehet në krye të Partisë Demokratike.

I pyetur nëse kjo deklaratë që nuk përjashton asgjë, përfshinë edhe përpjekjen për të marrë drejtimin e PD-së, Sali Berisha u tregua akoma më i qartë, “Nuk përjashtoj asnjë të drejtë time kushtetuese, kategorikisht” tha ai te SyriTv.

Mesazhi është marrë edhe nga ndjekësit në llogarinë e tij në Facebook të cilët nuk kanë ngurruar që t’i urojnë “rikthim të mbarë” në foton e publikuar. s.b