Shkruan Sulejman Abazi

Njerezit e mire te ketij vendi jane ne periferi dhe te perjashtuar ne menyre te programuar nga jeta politike e vendit.
Nese do te beni historine e familjeve qe kane drejtuar kete vend ne shekullin e fundit, pas vitit 1912, do ta kuptoni shume mire. Eshte nje teme analitike shume e gjate, pak e veshtire per t’u pertypur, me shume kanale te nendheshem, me mbeshtetje te sherbimeve inteligjente me te fuqishme, te cilet ndjekin brez pas brezi ne menyre rezidenciale dhe bejne edhe perzgjedhjen.
Ne kete loje jane te gjitha familjet e medha tradicionale shqiptare, pa dallime politike, te lidhura dhe te hasmeruara me njera tjetren, me ndikim shume te fuqishem pozitiv dhe negativ ne fatet e kombit.
Llogarisni pasojat apo rafishatat politike per kedo emer apo familje dhe do te bindeni.
Po ua them troc:
Politikanet qe drejtojne Shqiptaret ne trojet e tyre, nuk jane produkt i vetedijes popullore e kombetare, por pasoje e kesaj perzgjedhje qe shpjegova shume shkurt me siper.
Ajo puna e “corbes se prishur” ne nje film shqiptar, nuk eshte nje shprehje e rastit.
Ne kete shekull ne jeten politike shqiptare jane dy “arkivole politik” te mbyllur, qe nuk duhen hapur, pasi ne te kiundert, ne do te na duhet te lajme rende hesapet tona te brendeshme dhe mandej mund te shpresojme per paqen midis nesh dhe per fuqine reale kombetare gjitheshqiptare.
Nese ka dicka te perbuzur, te neperkembur, te dhunuar dhe gati te perjashtuar per kete klase politike, ajo eshte SIGURIA JONE KOMBETARE.
Mos me kerkoni me me shume, sepse ketu cdo kandar ka nje “top ziqi”.
Ju pershendes.