Nusret Mumiq nga Zhivnica në Bosnje Hercegovinë është pensionuar në moshë 60 vjeçare. Mirëpo kur është bë gati të kalojë në qetësi ditët si pensionist, mjekët i kanmë diagnostifikuar cirozë në mushkëritë e zeza.

Në fillim ka shpresuar se sëmundja nuk është aq e rrezikshme, por më vonë është treguar se shpëtimi i vetëm për të mund të jetë transplantimi.

Nusreti ka tre djem, por siç kanë treguar analizat, asnjëri nuk ka mundur të jetë donator i një pjesë të mushkërisë për babin. Në këtë situatë, ndihmë ka ardhur nga reja e tij, Almira Mumiq,transmeton Gazeta Lajm.
Bashkëshortja e djalit më të madh Nusmirit, ka vendosur të dhurojë një pjesë të mushkërisë së saj të zezë për të ja shpëtuar vjehrrit jetën.

Operacioni është kryer me sukses dhe Nusreti është shëruar, kurse edhe Almira ka kaluar pa probleme.