Shkruan: Fahri XHARRA

Sa më shumë po kalon koha ; sa ma shumë po i afrohemi një errësimi të madh kombëtar aq më shumë po e shoh se pse i gjithë ky mohim i vetvetes . Mos groponi se nuk duhet, mos i preni thonjtë natën se nuk duhet , mos i numëroni yjet natën se nuk duhet ; kështu na thoshin. Dhe ne, ashtu pa menduar fare se pse ishin këto këshilla ,bënim atë që na thoshin dhe i përkuleshim mosdijes, e përqafonim errësirën dhe dritën nuk na e donte syri.
Na janë fshehur gjërat me shekuj ,e edhe vazhdojnë të na fshehën. Prapë rreth rrethit dhe në rrethin pa dalje , dhe prapë në frikën nga shpejtësia e informimit, mësimit dhe vetëdijesimit. Terr!
Agjencia Amerikane e Hapësirës NASA në vitin 2005 , i përcaktoi këto pesë vende , si trashëgimi botërore e vendeve nga ku është vrojtuar qielli mijëra vjet më herët:Abu Simbel ( Egjypt), Stonehenge ( Britani e Madhe), Angkor Vat ( Kambogja), Goseck (Gjermani) dhe … jo nuk e them dot, se ne shqiptarët kemi nga ata të cilët nuk e besojnë dhe nuk na lejojnë t`i besojmë . Vendi i pestë i botës ku kishte observator, prej nga vërehej qielli dhe lëvizja e yjeve dhe e Diellit ,edhe sot e kësaj dite banohet nga shqiptarët dhe është në bjeshkët e Kumanovës . Quhet Kokino. ( Më vjen keq që unë nuk e di se si ajo bjeshkë quhet shqip).
Kush e thotë që Kokino ishte Ilire? por kjo është e vërtetë. Kemi pra të bëjmë me të parët tanë që kishin njohuri astrologjie, mjekësore, anije ndërtimtarie; i kishin qytetet e tyre, i kishin mbretëritë e tyre, i farkonin monedhat dhe shpatat.
Pse tani Kokino , kur përditë e më tepër ballafaqohemi me papunësi , me ulje të standardit jetësor dhe me … me …? Por ne duhet të dimë se kush ishim dhe si të tillë ta rrisim krenarinë tonë kombëtare e të mos biejmë pre e mashtrimeve, vetëmohimeve dhe vet zhbërjes.
“Ishte viti 2001 , në udhën që mund të ecet vetëm këmbë deri në maje të bjeshkës , afër fshatit Kokino , arkeologu Jovica Stanovski e zbuloi një vend arkeologjik që daton që nga Koha e Bronzit . Vend zbulimi qe e ka një dimension hijerëndë është i gdhendur në dy nivele. “Ulëset “ prej guri e mbizotërojnë vendin dhe janë të pikëzuara drejtë lindjes.

A ishin ato vende ashtu të paprekura nga dora e njeriut? Jo. Që nga vizita e pare vërehen gjurmët e ndërhyrjes së dorës së njeriut Çdo gjë është e rregulluar që ti përshtatët një observatori qiellor . Sipas koordinatave të Diellit si dhe nga qeramika e gjetur është konstatuar që Observatori daton që viti 1800 para Krishtit. (shumë kohë para Luftës së Trojës, 1180 BC ) .Ishim pra, ne aty. Të tanët ,punonin aty. Gropime t arkeologjike aty afër apo aty në vend zbuluan material të çmuar fragmente qeramike , eshtra shtazësh ,peshore piramidale, fragmente të gurëve të bluarjes , dhe zoti e di çka tjetër që nuk tregohet.
Është vërtetuar se vendi i gjetur është përdorur për gjatë dy mijë vjetëve BC si Observator , me të cilën shihet kaluara e lartë e popullit, si dhe organizimi shoqëror i pellazgo-ilrëve të kohës .

Materialët e gjetura në platformën e epërme e që mund të barten tregojnë se ato i kishin edhe qëllimet tjera të përdorimit e që nuk dihet se pse.Por vet vendi dhe koncepti i vendit tregon se aty ishte edhe një Maje e Shenjt.
Shenjat e gjetura të gdhendura mbi gurë i tregonin shënimet e të gjitha pikave karakteristike të lëvizjes së Diellit dhe Hënës në horizontin Lindor. Observatori ishte stacionar ( i pa lëvizshëm) nga i cili shënoheshin pozitat e diellit në dimër e verë. Lartësia e tij mbidetare ishte 1 013m . Banorët pellazg i përdorën shkëmbinjtë natyror vullkanik për të shënuar lëvizjet e trupave qiellor duke e bërë edhe kalendarin lunar ( të Hënës) .
Por vendi i zbuluar e kishte edhe rëndësinë e tij edhe si vend i ceremonive fetare të hershme historike. Sipas të gjitha gjasave ,në kohën më të rëndësishme të vitit në kohën e korrjeve “lidheshin” me Perëndinë e Diellit për falënderime dhe për shpresë për në korrje më të madhe në vitin tjetër . Ky mal dhe rreth malit janë quajtur “ Mali i Shenjt”.
Në regjionin Kumanovë-Kratovë janë gjetur mbi 10 tempuj , që i takojnë kulturës Kokino, duke shkuar prapa 40 shekuj. Janë gjetur vizatime mbi shkëmbinj e posaçërisht vizatimet e shqiponjave. . Janë gjetur gjithashtu edhe figurina të njeriut dhe kafshëve. “ Kokino kultura” është një kulturë shumë e vjetër në tokat ilire.
Observatori Megalitik i Kokinos është në veri-lindje të MV-s afër kufirit me Serbinë ; afër fshatit Kokino në vijë – kufitare me fshatin Arbanasko. Në të tërë rajonin janë regjistruar vendet arkeologjike që datojnë nga koha e Neolitit duke mbajtur në vete vendbanime të rëndësishme , vende të shenjta dhe ngjarje deri në 6000 vjet të vjetra.
Vendi ku është vrojtuar pozita verore e diellit është e ruajtur mirë, vendi i vjeshtës dhe pranverës ka dëmtime të vogla ,kurse aty ku është vërejtur pozita më e lartë në qiell gjatë dimrit ka dëmtime të mëdha.
Të gjitha këto dëmtime janë të mundura nga tërmetet që kanë dridhur tokën gjatë historisë. Edhe pozita qendrore e Observatorit është e ruajtur dhe e shënuar mirë.
Nga Observatori Kokino, janë shikuar lëvizjet e yjeve :
Sipas Hyllvegut (kalendarit te vjetër shqiptar):
* 22, 23 dhe 24 dhjetor: Dielli ndalon zbritjen e tij në horizont, pra lind çdo ditë në të njëjtën pikë;
* 23 dhjetor: agjërim (futet një gur i vogël në gojë në mëngjes dhe gjatë gjithë ditës agjërohet deri në mbrëmje. Mes 23 dhe 24 dhjetorit kalohet rreth e rrotull zjarrit, pastaj fillon te zgjatet dita;
* 24 dhjetor: ndizet buzmi në vatër, një cung (dru për ritual) i prerë enkas për këtë festë;
* Nata ne mes 24-25 dhjetorit: Festa e lashte e Buzmit, Sipas kalendarit shqiptar, festat tjera me radhe nga kjo date e ndjekin solsticin dimëror deri ne 6 janar…

Shqiptarëve të Kumanovës, shkoni në Kokino dhe përcjellni lëvizjen e yjeve, pra të “Arushës së Vogël” dhe e shihni që erdhëm në Mesdimer .

Levizjet e “Arushes së Vogël” rreth Yllit Polar ( Ylli i Mëngjesit ) sipas stinëve të vitit

Fahri Xharra, Gjakovë