“Nuk kemi të bëjmë me një virus natyror, por me një patogjen artificial të lëshuar nga një laborator”. Është kjo deklarata e fortë e bërë nga virologia kineze, Li-Meng Yan, e cila e drejton gishtin nga Kina për këtë pandemi globale.

Sipas saj, qeveria e Pekinit ka gënjyer për entitetin real të Sars-Cov-2. “Askush nuk po thotë të vërtetën: OBSH bashkëpunon gjithashtu me Partinë Komuniste Kineze”.

Mjekja ka premtuar se së shpejti do të nxjerrë provat që konfirmojnë teorinë e saj.

Ajo premtoi se do të zbulojë provat që konfirmojnë teorinë e saj: “Së shpejti unë do të botoj një raport tjetër, përveç atij që kam publikuar.

Ai do të përmbajë shumë detaje specifike se si u zhvillua virusi dhe kush kishte në posedim substancat e përdorura. Në atë moment të gjithë do të mund të shohin se kam të drejtë”, deklaroi ajo.

Mjekja e quan pandeminë një katastrofë historike që nuk duhet të kishte ndodhur kurrë. Duke folur për mediat italiane, ajo tregoi se kolegë të saj i thanë që të mbylle gojën dhe të fshehë të vërtetën.

“Tregu i Wuhan është vetëm një justifikim, nuk ka asnjë lidhje me përhapjen e virusit,” theksoi Yan.