“Na mbetet vetëm të luftojmë dhe ne e mbështesim atë që është interes për Serbinë”, ka thënë Dragan Markoviç Palma, kreu i qytetit të Jagodinës.

Ai në një manifestim në qytetin e Jagodinës, ka folur për situatën aktuale politike, problemet me të cilat ballafaqohet vendi sikurse që i ka dhënë mbështetje presidentit Vuçiq për “angazhimin dhe përpjekjet e mbrojtjes së interesave kombëtare në lidhje me Kosovën”.

“Kur bëhet fjalë për Kosovën, jam i sigurt se asnjëherë nuk do të pajtohemi, duke nis nga presidenti Vuçiq, ministri i jashtëm Daçiq dhe të gjithë ne, me diçka që dëmton interesat e qytetarëve të Serbisë përfshirë këtu serbët që jetojnë në Kosovë”, tha ai.

“Unë sinqerisht i jap mirënjohje të madhe Vuçiqit në luftën për Kosovën dhe atë në situatën kur shqiptarët nuk realizuan asgjë nga marrëveshja e Brukselit. Do të shohim a do të përmbushin atë që i porositi Lajçak para dy ditësh për formimin e Asociacionit të komunave serbe. Na mbetet të luftojmë dhe ne mbështesim atë që është në interesin e Serbisë dhe Serbia duhet të vazhdoje në këtë drejtim”, tha Palma.