I Dërguari i Posaçëm i SHBA’ve për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, këto ditë që po i kalon me ballkanasit po e thekson në vazhdimësi nevojën për kompromis e dialog. Ai në Beograd i takoi edhe përfaqësuesit e opozitës të cilët i porositi se SHBA mbështet kthimin në dialogun e brendshëm dhe me fqinjët, transmeton Gazeta Metro.

Opozita e pozita në Serbi nuk po arrijnë pajtueshmëri për zgjedhjet e ardhshme. Emisari Amerikan Palmer përveç me presidentin serb Vucic e ministrin e jashtëm Dacic ai takoi edhe me zyrtarë të një spektri të gjerë të partive të politike në Serbi. Këtyre të fundit ju kishte bërë të ditur se pjesëmarrja në debate është me rëndësi dhe këtë e mbështet SHBA’ja.

“SHBA’të në vazhdimësi e shprehin mbështetjen e kthimit dialogut si për arritjen e kompromisit me Kosovën si dhe dialogun e brendshëm demokratik brenda Serbisë” i është thënë agjencisë Beta nga Ambasada e SHBA’ve në Beograd kur u pyetën për takimin me liderët e partive opozitare.

Ambasada e SHBA’ve kishte njoftuar edhe më parë në rrjetin social Twitter se Palmer gjatë takimit me opozitarët serbë se Palmer kishte theksuar rëndësinë e pjesëmarrjes në debatin demokratik.

“S’ka kalkulim më, çështjet e pazgjidhura me fqinjët krijojnë mjedis ku askush nuk dëshiron të jetojë”.

Pas takimit me Dacic ishte njoftuar se Palmer beson se kompromisi do të çlirojë potencialin ekonomik të rajonit dhe do të siguroj të ardhmen për të rinjtë./gazetametro.net