Ka shumë gjëra që kanë ndodhur në tokë, të cilat nuk mund të shpjegohen,

Vet jeta sjell surpriza të çuditshme të cilat duken të pamundura për t’u shpjeguar thjeshtë duke iu referuar teorive të probabilitetit.

Bota dhe jeta vërtetë është shumë e paparashikueshme. Çdo ditë shihni shumë ngjashmëri të njerëzve, ngjarjeve dhe lidhshmëria e datave me ngjarje të mëdha lë për të dyshuar.
Metro në vijim sjell rastësitë që kanë ndodhur në botë dhe që e demonstrojnë se sa e parashikueshme është ajo.

Ngjashmëria e Enzo Ferrarit dhe Mesut Ozil

Enzo Ferrari, i cili themeloi kompaninë Ferrari, vdiq në vitin 1988. Rreth një muaj më vonë, futbollisti Mesut Özil lindi. Duke parë portretet e tyre, ju mund të thoni se ata janë binjak ose I njëjti njëri, por realiteti është se kur Ferrari vdiq, vetëm një muaj më vonë lindi Ozil.

Biografia e njëjtë e Abraham Lincoln dhe John Kennedy

Një numër i rastësive të çuditshme ekzistojnë në biografitë e dy presidentëve amerikanë: Abraham Lincoln dhe John Kennedy. Këtu janë vetëm disa prej tyre:

Ata u vranë nga një plagë me armë zjarri në pjesën e pasme të kokës, të premten, para një festimi, transmeton Gazeta Metro. Lincoln u vra pak para Pashkëve, Kennedy në prag të Falënderimeve. Secili shoqërohej nga gruaja dhe një çift tjetër.

Të dy kishin nga katër fëmijë.
Të dy kishin nga një mik të quajtur Billy Graham.

Kennedy kishte një sekretar të quajtur Znj Lincoln. Presidenti Lincoln kishte një sekretar të quajtur John.

Pasardhësit e tyre në të dy rastet ishin nënpresidentë të quajtur Johnson, të dy ishin demokratë.

Një parashikim i fitores së zgjedhjeve në Amerikë nga Donald Trump në ‘The Simpsons’

Krijuesit e ‘The Simpsons’ bënë një episod në vitin 2000, ku bënë shaka për Donald Trump duke u bërë president i Shteteve të Bashkuara, transmeton Gazeta Metro. A mund të kishin menduar ndonjëherë se një ditë kjo gjë do të bëhej e vërtetë? Edhe më e mahnitshme është fakti se shfaqja paraqiti fushatën zgjedhore të Trump në një mënyrë që ishte pothuajse identike me skenat nga jeta reale kur ai shpalli kandidaturën e tij presidenciale.

Kopja e aktores 100%

Jennifer Lawrence kopja e 100% e aktores egjiptiane Zubaida Tharwat.

Paralajmërimi i fundosjes së ‘Titanikut’

Në vitin 1898, 14 vjet para fundosjes së Titanikut, shkrimtari, Morgan Robertson, shkroi novelën ‘Futility’, e cila tregonte historinë e një anijeje që ishte mbytur dhe që mbante emrin Titan, transmeton Gazeta Metro. Por, nuk është vetëm vetëm emri ku mund të gjejmë rastësinë. Si anija imagjinare ashtu edhe ajo e vërtetë u përshkruan si të pacenueshme, kishin karakteristika të ngjashme teknike, mungonin një numër i përshtatshëm fluturimesh dhe u përplasën me ajsbergun në Atlantikun e Veriut.

Aksidenti i parë i veturave

Më 1895, në shtetin e Ohajos, dy vetura u përplasën. Veçori e këtij aksidenti janë në faktin se gjatë kësaj periudhe, prodhimi i veturave sapo kishte duke filluar , dhe ishin vetëm këto dy makina në tërë Ohajon./