Analisti politik, Petrit Zogaj ka komentuar përplasjet e sotme ndërmjet Vjosa Osmanit dhe deputetëve të LDK-së.

Ai ka shkruar në Facebook se vetëm edhe një lëvizje i duhet LDK-së, që Vjosa Osmani të formoj një subjekt të saj politik, raporton Gazeta Blic.Reagimi i plotë:

LDK e ka perjashtu Vjosen nga partia. Nuk ka hic rendesi me se cilat ishin arsyet, ose a kishte te drejte LDK ne ate vendim e saj apo jo. Ne keto detaje askush nuk hyn me
E tash, vazhdimi i konfliktit ne mes LDK dhe Vjoses, vetem cka i ndihmon kesaj te fundit qe te mobilizohet dhe te formoje subjektin politik. Nje levizje e tille, s’do mend qe do ta demtonte me se shumti vet LDK.

I duhet vetem edhe nje levizje tjeter LDK-se ne lidhje me perfshirjen e PDK-se ne qeveri, qe legjitimiteti j Vjoses me qene jashtezakonisht i madh ne promovimin e nje subjekti te ri politik.Ne keto rrethana, Vjosa bashke me ekipin e saj do te merrte ne zgjedhje e reja mbi 10% me se paku, ku do te zhyste LDK ne perqindjet e viit 2007, dhe padyshim do te behej pjese e nje qeverie te udhehequr nga LV, si fituese e zgjedhjeve.

Me nje fjale, LDK e perjashtoj Vjosen, ama po i ndihmon asaj shume ne kete periudhe qe te organizohet ne subjektin e ri.Personalisht, do te doja qe Vjosa te ishte udheheqese e nje partie politike, per arsyen e vetme qe ne keto dy dekada nuk ka pase grua me te fuqishme politike qe ka qene prezente ne jeten politike kosovare.