Shkruan: Shqipe HOXHA

Me shkas….Emri duhet te jete pjesë e trashegimisë sonë. Ashtu siç trashëgojme traditat shqiptare, kulturën, gjuhën nga të parët tanë, mendoj që duhet të trashëgojmë dhe emrat tane qe janë të veçantë dhe shumë të bukur.
Pasi piva kafen e mëngjesit dola nëpër rrugët e qytetit tim të bukur u afrova pranë parkut me pisha, vështrova përreth njërz të gëzuar në ketë ditë pushimi me diell. Më tej dëgjova një nëne te re qe thriste te birin e saj tri vjeçar me zërin e sajë të ëmbel PARID eja te nëna..me la shume pershtypje emri i djaloshit dhe u gëzova kur dëgjova ketë emër të bukur të princit trojan.
Etimologjia e emrit Parid
PARË (I).
Zef Krispi: „Paridi është një trajtë mikluese ose zvogëluese shqiptare, pra PARITHI, I PARTHI ose prijësi (princi) i vogël, për të treguar djalin e ndonjë mbreti, në oborrin e të cilit spikaste për nga hijeshia, bukuria dhe pamja hyjnore. Aleksandri, te Homeri, (quhet) 0eoet5f|ç (Theoidis).“ (F.34)
Gjokë Dabaj: Emri i PARIDIT ndoshta do të mund të shpjegohej me fjalën BARI, gjë që përputhet edhe me mitin që lidhet me lindjen dhe rritjen e këtij heroi të “ Iliadës ”.
PARIDI DHE HELENA -Enciklopedia Shqiptare
PARIDI, ENONA DHE MOLLA E ARTË – Enciklopedia Shqiptare