Nga Aurenc Bebja*, Francë – 18 Gusht 2020

“Paris-presse” ka botuar, të premten e 20 tetorit 1967, në faqen n°10, një shkrim mbi reagimin asokohe të vajzave pariziene ndaj Bekim Fehmiut, pasi kishin parë filmin e tij “J’ai même rencontré des Tziganes heureux”, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Parizienet do të çmenden pas tij

Po, të gjitha parizienet do të çmenden pas Bekim Fehmiut, yllit dhe talentit të zbuluar në filmin e Aleksandër Petroviçit. (Bëhet fjalë për filmin : “J’ai même rencontré des Tziganes heureux – Madje, kam takuar ciganë të lumtur ” – shqipëruar nga frengjishjta)

Në Kanë, kritikët thanë për të se ai duket si Sinatra (Frank), luan si Burton (Richard) dhe është tërheqës si Belmondo (Jean-Paul).

(Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania)