Një çift nga Michigan më në fund kanë sjellë në jetë një vajzë pasi kishin pasur 14 djem radhazi. Kateri dhe Jay Schwandt mirëpritën vogëlushen Maggie Jayne të enjten, 5 Nëntor. Ajo është motra e parë e vëllezërve Tyler, Zach, Drew, Brandon, Tommy, Vinny, Calvan, Gabe, Wesley, Charlie, Luke, Tucker, Francisco dhe Finley. Familja e mrekullueshme është subjekt i shfaqjes TV 14 Outdoorsmen , i cili ndjek aventurat e tyre në aktivitete të jashtme si gjuetia, peshkimi dhe kampe.

Vëllezërit e foshnjës janë shprehur:

Sikur 2020 nuk mund të ishte më i çmendur! Ne jemi të bekuar që mirëpresim dhe shpallim lindjen e motrës sonë të vogël, Maggie Jayne. Ne jemi shumë të lumtur dhe më të gëzuar për të shtuar Megie Jayne në familjen tonë. Ky vit ka qenë i paharrueshëm në shumë mënyra, për kaq shumë arsye, por Megi është dhurata më e madhe që mund të imagjinojmë.

Shumë urime për Kateri dhe Jay Schwandt për lindjen e vajzës së tyre të vogël!