Ish-ministri i Tregtisë dhe Telekomunikacionit Rasim Ljajiç një ditë pas ndalesës nga autoritetet e Kosovës për të hyrë në Kosovë, për “Tanjug” ka deklaruar se “ e bënë këtë për të treguar fuqinë”, ai synonte të qëndronte në Mitrovicë, në ditën e përkujtimit të vrasjes së liderit Oliver Ivanoviç.
Ai theksoi se nëpunësit në Jarinje ishin befasuar që nuk kishte paralajmëruar vizitën sepse në sistemin e tyre ende funksionon se ai është ministër tha për “Tanjug”.

Në fillim policia pas sqarimit se nuk është më zyrtar i Qeverisës së Serbisë dhe po udhëtonte me automjet privat, por edhe pas pritjes dy orësh nuk lejuan hyrjen në Kosovë.

Më pas erdh një person dhe më tha se duhet të nënshkruaj vendimin se po kthehem dhe se nuk mund të hyjë” tha Ljajiç.
Ai tha se mendon se nuk ka listë të njerëzve që nuk mund të hynë në Kosovë por vendimet merren aty për aty.

“kjo është demonstrim i fuqisë, pavarësisë së vetë dhe shtetësisë. Ne mund të marrim vendime çfarë të duam dhe ndaj kujt duam. Nuk besoj se ka ndonjë sistem, por varet nga rasti në rast që vendosin” tha Ljajiç.

Duke fol për vrasjen e Ivanoviç, ai shprehu dyshimin që “krahas gjithë atyre kamerave dhe mundësive teknologjike, aty ku ishim dhe me 16 janar 2018”.

“Më së shumti më befason mos-reagimi i bashkësisë ndërkombëtare, e cila do të duhej rë tregonte minimum të interesit që ky hetim të lëviz nga pika e vdekur. Nuk pres shumë nga institucionet e Prishtinës, por pres nga bashkësia ndërkombëtare” tha ai.