Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka mbërritur në Turqi.

Ai pritet të zhvillojë një takim me homologun e tij, Rexhep Taip Erdogan.

Ndryshe, presidenti kosovar, Hashim Thaçi dhe ish-ministri Behgjet Pacolli para 4 ditësh janë takuar me Erdoganin.

Ky takim vije në një kohë kur marrëdhëniet mes Turqisë dhe Greqisë janë shumë të tensionuara.

“Në Stamboll së bashku me Presidentin Thaçi zhvilluam një takim të shkëlqyeshëm me Presidentin turk Erdogan. Presidenti Erdogan është një mik dhe aleat i madh i Kosovës i cili ka mbështetur pavarësinë dhe njohjen tonë që nga dita e parë kur shpallëm pavarësinë e Kosovës. Miqësia dhe partneriteti ynë do të jenë më të fuqishëm”, ka shkruar Pacolli.