Numri dy i Partisë Socialiste është kthyer në promotor të Partisë duke u tallur haptazi me qytetarët shqiptarë.

Me slloganin “ Ti nuk do jesh kurrë vetëm”, Taulant Balla merr një ushtri me njerëz nga pas për të shpërndarë disa kile sheqer e oriz tek njerëzit ndërsa shkon tek ata me benza C Class 500, modelet e fundit.

Kemi raportuar shpesh ndihmat e shpërndara nga qeveria Rama për qytetarët dhe në çdo rast bëhet fjalë për një shishe vaj, një kg oriz, një kg miell dhe një kile sheqer.

Asgjë më shumë. Ndërsa nuk janë të pakta rastet kur ato kanë rezultuar të skaduara dhe me insekte në brendësi. Po ashtu tallja e qeverisë ka shkuar deri aty sa të japë këtë “ndihmesën” skandaloze edhe tek qytetarë që kanë mbetur pa shtëpi prej tërmetit.

Ndërsa njerëzit vuajnë për bukën e gojës, ndërsa shumë shqiptarë kanë mbetur ende në qiell të hapur prej tërmetit dhe ndërsa të tjerë nuk kanë përfituar pagën e luftës, Taulant Balla me ushtri tallin shqiptarët me “ndihmesat” që i mbajnë në duar vetëm për të bërë shown mediatik të radhës dhe sigurisht kujdesen që gjithçka të filmohet dhe më pas të trumbetohet online si ndihmesë e qeverisë për njerëzit me slloganin e neveritshëm: “Ti nuk do jesh kurrë vetëm”.

Ndërsa kujtojmë se numti dy i PS, Balla është i përfshirë në një seri aferash korruptive dhe po ashtu emri i tij lakohet si mik kriminelësh dhe personash të dënuar nga ligji.

I tillë është edhe rasti i mikut të Ballës, Edmond Bego që ishte dënuar nga drejtësia italiane për trafik droge me 21 vite burg ndërsa në Shqipëri ai fitoi tenderin e OST me vlerë 100 milionë lekë pas të cilit dyshohet se fshihet Taulant Balla.

Dhe nuk është rasti i vetëm kur Balla shpenzon shuma marramëndëse në kurriz të shqiptarëve duke bërë pazare të pista ndërsa shitet si i pastër para popullit me videot e turpshme të ndihmesave vetëm për të tërhequr vëmendje dhe për të bërë shown e radhës.