Një gjykatës në Pensilvani ka hedhur poshtë një padi të fushatës Trump që kërkonte shpalljen të pavlefshme të miliona votave me postë në shtetet fushebeteja.

Gjykatësi Matthew Brann tha se padia, që bazohej mbi akuza për parregullsi, ishte e paqëndrueshme. Lëvizja hap rrugën që Pensilvania, javën e ardhshme, të certifikojë fitoren e Joe Biden, që kryeson me më shumë se 80 mijë vota. Ky është telashi më I fundit për Donald Trump që po përpiqet të zhbëjë humbjen e tij në zgjedhjet presidenciale të 3 nëntorit.

Ai ka refuzuar të pranojë disfatën dhe ka bërë akuza për manipulime të shumta zgjedhore, por pa dhënë ndonjë provë. Mungesa e pranimit të humbjes, I ka dhënë fund procesit që normalisht ndjek zgjedhjet në SHBA. Biden është parashikuar se do të mundë presidentin Trump me 306 kundrejt 232 votave të kolegjit zgjedhor, më shumë nga 270 votat që I nevojiten atij.

Fushata e Trump ka humbur ndërkohë një seri përpjekjesh në gjykata për të kundërshtuar rezultatin e zgjedhjeve dhe përpjekjet më të fundit të saj janë fokusuar në ndalimin e certifikimit të rezultatit në shtetet e lëkundura, një hap i domosdoshëm ky që demokrati të shpallet zyrtarisht fitues.