Deputetët e legjislaturës së shtatë të Kuvendit të Kosovës janë mbledhur sot në sallën e Parlamentit për mocionin e ngritur nga LDK për rrëzimin e Qeverisë Kurti, pjesë e së cilës janë edhe vetë.

Por për dallim nga deputetët tanë, deputetët francezë të cilët me profesion janë doktorë i janë kthyer profesionit të tyre tani kur e gjithë bota po përballet me pandeminë COVID-19.

Ata vendosën që sërish t’u kthehen mantilëve të bardhë për të luftuar koronavirusin.

Ish-ministri i Shëndetësisë dhe kandidat për kryetar të Partisit, i njohur si hemtaolog aktualisht është bërë pjesë e njërës prej organizatave që po pmerret me luftimin e pandemisë.

Deputeti i LREM-së, nga Charente, Thomas Mesiner tha se as nuk e ka menduar gjatë se ishte e nevojshëm t’i kthehej bluzës së bardhë të mjekut, transmeton Indeksonline.

“Vazhdoj të mbajë mandatin parlamentar, por para se gjithash jam mjek”, shtoi ai.

Delphine Bagarry vendosi t’i largohet pak aktiviteteve të saj parlamentare, për t’iu kthye mjekësisë.

Anëtarja e Alpes de Haute Provence tha se ishte mjeke urgjence për më shumë se 10 vjet dhe këto aftësi tashmë i ktheu në shërbim të lufts kundër virusit COVID-19.

Si pjesë e angazhimit të shteit për luftën kundër këtij virusi u bë edhe deputetja Emmanuelle fontaine Domeizel.

Ajo u vendos në spitalin e Besançon, , për të punuar në ndërrimin e natës në Kliniken e Infektives.

Ish-presidentja e Këshillit të Departamentit Creuse, Valerie Simonet në mënyrë vullnetare vendosi që t’i dalë në krah ish-kolegëve të saj mjekë.

Ngjashëm edhe deputetja, Annie Hatter tha se është e nevojshme të jesh efikase në situatë emergjente si kjo duke iu kthyer profesionit të saj në mjekësi.

Bota po përballet me këtë situatë pandemike, teksa në Kosovë numri i të infektuarve ka arritur në 71