Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, do vendos ndalim të hyjnë në SHBA qytetarët që kanë qenë kohëve të fundit në Afrikën e Jugut. Ky vendim do merret për shkak të rasteve të shumta me variant të ri të koronavirusit që janë regjistruar në këtë zonë të Afrikës.

Bideni gjithashtu do rivendos një ndalim ndaj personave që kanë qenë së fundmi në Brazil, Britaninë e Madhe, Irlandën dhe 26 shtete të tjera të Evropës që lejojnë udhëtime përtej kufijeve të hapur, njofton Reuters.

“Ne po shtojmë Afrikën e Jugut në listën e kufizuar për shkak të variantit shqetësues që është përhapur tashmë përtej Afrikës së Jugut”, tha Anne Schuchat, zv.drejtorja kryesore e CDC-së.

Ajo ka deklaruar se ishte “duke i vendosur këto masa për t’i mbrojtur amerikanët dhe për të zvogëluar rrezikun e përhapjes së varianteve të COVID-19”.

Me marrjen e detyrës si i pari i SHBA-së, Bideni ka qasje agresive për të luftuar përhapjen e koronavirusit pasi Trumpi kishte refuzuar mandatet e kërkuara nga agjencitë shëndetësore.