Shkruan: Muharrem ABAZAJ

Është një gjë shumë pozitive kur shikon se për ditë shfaqen emra të rinj që përpiqen të japin ndihmesën e tyre për zbulimin e gjuhës së lashtë shqipe.
Këtë gjë përpiqen ta bëjnë duke bërë analiza etimologjike, sidomos të fjalëve të gjuhëve të tjera me mendimin se shqipja është gjuha mëmë, gjuhëformuese, dhe do të mund të gjejnë aty fjalë të shqipes së lashtë.
Është e vërtetë se gjuha shqipe, si një vazhdimësi gjuhësore e pellazgjishtes së lashtë, ka shërbyer si lëndë bazë për formimin e këtyre gjuhëve, por kjo lëndë e parë gjuhësore tek këto gjuhë ka shkuar duke u ndryshuar, duke ndjekur ligjësitë e gjuhëve përkatëse, prandaj për të zbuluar gjuhën shqipe duhen ndjekur dy burime kryesore:
deshifrimin e mbishkrimeve të lashta dhe analizën etimologjike të emërtimeve të lashta. Deshifrimi i mbishkrimeve të lashta kërkon jo vetëm përgatitje të mirë gjuhësore, por dhe një vullnet të fortë, sepse është një proces pune shumë i vështirë, prandaj dhe pak vetë janë angazhuar në këtë fushë.
Si proces më i thjeshtë, por mjaft me vlerë, ku mund të angazhohen
me sukses etimologët e rinj, është analiza etimologjike e emërtimeve të lashta: emrat e vendbanimeve (toponimet), emrat e lumenjve, deteve, liqeneve (hidronimeve) etj.
Për t’u dhënë ndihmën time, etimologëve të rinj, (sigurisht për ata që e pranojnë këtë ndihmë), po sjell më poshtë shembullin e një analize të tillë.
EMËRTIMI KOMAN
Do të analizoj kuptimin e një venbanimi të lashtë në trojet tona,
kuptimin e emrit të vendbanimit të lashtë, Komanit.
Dihet nga të gjithë se formimi i emërtimeve të lashta është bërë
nga gjuha e banorëve të lashtë të këtyre trojeve, nga gjuha jonë,
gjuha pellazgo – iliro – shqipe, si një gjuhë e vetme në zhvillim
të pandërprerë. Në periudhën e herëshme të saj gjuha jonë ka
qenë njërrokëshe, prandaj dhe këto emërtime janë bërë duke
përngjitur dy ose më shumë rrokje.
Kjo kërkon që së pari të dallojmë se cilat kanë qenë fjalët njërrokëshe që janë përngjitur.për formimin e këtij emërtimi.
Përpara se të bëjmë ndarjen e fjalëve njërrokëshe, duhet që emërtimin ta sjellim në gjendjen fillestare të tij. Me gjendje filletare duhet të kuptojmë atë trajtë të emërtimit ku fjalët nuk kanë patur elemente gjuhësore si parashtesa, prapashtesa, mbaresa, nyje.
Kështu emërtimit Komani duhet t’ i heqim nyjen shquese: i,
dhe ta lemë në trajtën Koman. Sepse po të mos e veçojmë
këtë nyje, ndarjen në rrokje do ta kemi: ko – ma – ni, e cila
është e gabuar dhe nuk jep rezultat.
Emri Koman është formuar nga përngjitja e dy rrokjeve: ko – man.
Duke parë trajtat e këyre dy fjalëve njërrokëshe, të krijohet përshtypja se këto dy fjalë nuk përkojnë me fjalë të shqipes së sotme.
Ashtu duken, por në brendësi ato rrokje janë rrenjë të fjalëve
të shqipes së sotme. Fjala e parë: ko, është trajta e herëshme
e përemrit dëftor gjinia femërore, numri njëjës: kjo.
Rrokja e dytë man, është rrenja e foljes mban,
por në trajtën e dialektit të gegënishtes: man.
Për të provuar saktësinë shkencore e kësaj analize etimologjike,
kërkohet të vërtetohet se këto fjalë njërrokëshe janë fjalë të shqipes së lashtë.
Ky është një kusht themelor për të përligjur faktin se kjo analizë etimologjike është shteruese dhe nuk ka asnjë nevojë për t’iu referuar gjuhëve të tjera.
Këtë e kemi siguruar me identifikimin e këtyre fjalëve njërrokëshe: (ko, man) përmes deshifrimeve të mbishkrimeve të lashta.
Emërtimi del: “Ko man”, në shqipen e sotme: “Kjo mban”.
Ç’ kuptim të këtë kjo shprehje?
Në periudha shumë të lashta kushtet atmosferike kanë qenë shumë të egra.
Ka patur reshje shumë të mëdha që janë shoqëruar me vërshime të mëdha, përmbytje, shkarje toke, shkaterrime ndërtesash etj. Kjo ka bërë të nevojshme që banorët e lashtë të tregonin kujdes të madh për ndërtimin e banesave të tyre. Ato duhet të ishin shumë rezistente.
Për këtë arsye ata kanë treguar kujdes të veçantë për qëndrueshmërinë e tokës ku do të ndërtonin. banesat. Një kujdes i tillë për qëndrueshmërinë e tokës, ku hidhen themelet e një ndërtesë, ka qënë i përhershën dhe vazhdon të jetë.
Kontrollohet cilësia e qëndrueshmërisë në themele. Në se toka ku hapen themelet nuk është kompakte, e fotë, themelet vazhdohen të bëhen më të thellë; deri sa dallohet që toka është e fortë dhe thellimi i mëtejshëm bëhet i vështirë. Kur arrihet në këtë nivel, thuhet se tani themelet mbajnë, janë të qëndrueshëm. Mbajnë.
Dalim kështu tek fojla njërrokëshe man, mban..
Një arsyetim i tillë na jep të drejtën të themi se fomimi i emrtimit të këtij venbanimi ka lidhje me sigurinë se kjo tokë, vendi ku është ngritur venbanimi, ka qënë i qëndrueshëm, ka mbajur.
Për ta përforcuar vërtetësinë e këtij kuptimi të këtij emërtimi,
po sjellim edhe disa emërtime të tjera:
EMRI I LUMIT SEMAN.
Ky emërtim është formuar nga përngjitja e fjalëve njërrokëshe: s’-e – man. Kuptimi i mërtimit del: “S’e man“ – Nuk e mban”.
Pse të ketë marrë këtë emër ky lumë?
Lumi Seman fillon nga pika ku bashkohen lumenjt Devoll dhe Osum, afër Urës Vajgurore. Shtrati i tij deri në derdhjen në Adriatik, kalon nëpër një terren krejt fushor.
Vërshimii tij në kohë reshjesh të mëdha ka bërë që ai të dalë jashtë shtratit. Kjo ka ndodhur se brigjet e tij në këtë terren fushor nuk kanë arritur “ ta mbajnë” furinë e rrjedhës së tij.
EMËRTIMI: KUMANOVA.
Në fillim, si vumë në dukje më lart, do t’i veçojmë prapashtesën: va.
Del trajta Kumano.
Zanorja o fundore nuk është prapashtesë, por ajo përfaqëson
një tingull ndërlidhës midis rrenjës dhe prapashtesës,
dhe në mungesë të saj, do të kishim trajtën kumanva, të vështirë për shqiptim.
Trajta: Kuman është formuar nga dy fjalë njërrokëshe: Ku – Man.
Del qartë se ndërtimi është bërë në një terren ku mban.
TEMAN – (FSHAT NË BERAT).
Emërtimi i formuar nga dy fjalë njërrokëshe: Te – man.
Për ne del e kuptueshme – “Tek mban” vend i qëndrueshëm.
Së fundmi po sjellim një emërtim me shumë interes:
UJMÁNI NË KOSOVË
Duke i veçuar prapashtesën: i, ai del i formuar nga përngjitja e dy fjalëve njërrokëshe: Uj – Man, mban ujë..
Për mua, por edhe për ju, kuptimi është fare i qartë; s’ka nevojë për analizë.
(SHTESË NGA POSTUESI:
Vjosa= (Aoös; Grek: Αώος) = Vijëoisos=Vijoëza=Vija-e-isos
Dmth lumi që mbledh ose shoqërohet, nga të dy anët veri-jug,
nga brigjet prej këngësh me Iso, ose Jehonë, si shushurimat e Vjosës)