Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese ku i jep dritë jeshile krijimit të Qeverisë se re, ende nuk dihet nëse LDK-ja ka votat e mjaftueshme për një qeveri me AAK-në, Nisma-n dhe minoritetet.

Derisa, deri tash janë shprehur disa prej deputeteve të LDK-së janë shprehur se do të votojnë kundër dhe ka edhe deputet tjerë që janë me mëdyshje për votimin e qeverisë atëherë i bie që vështirë se mund të krijohet një qeveri e re në mungesë të votave.

Njohësi i çështjeve juridike Muhamet Kelmendi ka thënë se pas vendimit të Kushtetueses vështirë se mund të ndalet krijimi i Qeverisë po si duket ata nuk i kanë numrat.

“Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese nuk ka asgjë në rruge në aspektin juridik që mund të ndal formimin e Qeverisë, natyrisht se këtij formimi i duhen votat e domosdoshme për tu zgjedhur dhe për të funksionuar. Minimumi i votave është 61 vota. Sa i kanë votat edhe të llogaritet për të nxjerrur qëndrimin e formimit të Qeverisë.

LDK i ka 28 vota maksimalisht nëse votojnë edhe deputetet që kane qenë kundër mocionit. AAK i ka 13 vota dhe NISMA me AKR i ka 7 vota, tërësisht bëjnë 48 vota.

Këtej llogariten edhe 20 deputetet e minoriteteve, dhe kështu i kanë votat me listën Serbe. Pa ta janë 58 vota dhe kështu nuk mund të krijojnë Qeverinë. Por, mendoj se disa ose ndonjë deputet i LDK-së do të votoj kundër kësaj qeverie. Vetë PDK do të dali kundër dhe do të deklarohet për zgjedhje” ka thënë Kelmendi.

Sipas tij Vetëvendosje nuk ka mundësi juridike për të ndalur formimin e Qeverisë, me 29 deputetë nuk ndalet. I mbeten protestat dhe format tjera qe unë nuk mund ti planifikoj. Dëshiroj që çdo gjë të kaloj ne paqe dhe pa gjakderdhje. Shteti i ynë kërkon mençuri dhe dialog e kjo në fakt po mungon.