Eposi shqiptar është i njohur për personazhet me fuqi dhe tipare te jashtëzakonshme. Qysh pas mbledhjes që iu bë kësaj pasurie të patjetërsueshme të kombit shqiptar nga fretërit shqiptarë, kryesisht atë Shtjefën Gjeçovi, atë Donat Kuri dhe atë Benedikt Demaj studimet për to nuk kanë qenë në lartësinë e kërkuar.

Përveç kësaj, për thuajse 50 vjet, studimet në këtë fushë kanë munguar, ndoshta për të fshehur kontributin e klerit katolik në këtë fushë.

Një krahasim interesant i cili synon të gjejë gjenezën e Eposit tonë kombëtar është bërë nga atë Zef Pllumi dhe është botuar për herë të parë në librin “Françeskanët e Mëdhaj”. Krahasimi është mes personazheve të Eposit tonë dhe atij homerik.

Muji dhe Halili
Sipas atë Zefit, vëllezërit Muji e Halili kanë tipare të ngjashme me Hektorin dhe Paridin.

Ndërsa personazhi i Tanushës së Krajlit në eposin homerik përfaqësohet nga Helena e Trojës. Sa për vendin, Kotorret e Reja që përmendet te Eposi ynë, në Eposin homerik kemi Trojën.

Ndërsa mbrojtja që Zotat i bëjnë Akilit në Eposin tonë përfaqësohet me mbrojtjen që Zanat i bëjnë Mujit.

Hektori duke folur me Helenën dhe Paridin
Prandaj atë Zefi del në konkludimin se Cikli legjendar i kreshnikëve është një fragment ose reminishencë e eposit homerik.