Drejtori i të ashtuquajturës zyre serbe për Kosovën, Petar Petkoviq, ka deklaruar sot se “kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, akuzon të tjerët për destabilizimin e rajonit dhe në fakt ai personalisht po e rrezikon paqen rajonale”.

Petkovia shkroi në Twitter se “Kurti po godet të njëjtën daulle të vjetër për destabilizimin, dhe në të njëjtën kohë ai personalisht inkurajon dhe kërcënon paqen rajonale dhe zhvillimin ekonomik”.

Petkoviq iu përgjigj edhe pohimeve të Ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës, Donika Gërvalla, se Serbia dhe Rusia duan të destabilizojnë rajonin.

Ai shtoi se “faktori i vetëm destabilizues në rajon është në fakt Albin Kurti”.