Ministri i Mjedisit, Liburn Aliu ka njoftuar se është pezulluar vendimi për taksën shtesë prej 5 euro për regjistrimin e automjeteve.

“Sapo është marrë vendim që të pezullohet si vendim dhe do ta shqyrtojmë në hollësi mënyrën sesi ka ardhë deri te ky vendim…Prej interpretimeve ligjore, edhe interpretimet nga auditori, deri te momenti i nënshkrimit…Diçka që mund t’i sigurojë është që qytetarët nuk do t’i paguajnë 5 euro”, tha Aliu para deputetëve

Ditë më parë Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës ka nënshkruar marrëveshje me kompaninë “Auto Control Kosova”, për ofrimin e tiketës ngjitëse me qëllim të konfirmimit të kontrollimit teknik të automjeteve, kostoja e së cilës është 4 euro e 99 centë.

Kohëzgjatja e kësaj marrëveshje ishte për një periudhë prej pesë vitesh, derisa ishte paraparë të nis së zbatuari nga 1 shtatori i këtij viti.