KUVEND- Ditën e sotme përpara Kuvendit kanë dalë në protestë fermerët, të cilët kanë qenë duke pritur kryeministrin Edi Rama që të futej në seancë plenare.

Nga pamjet e publikuara në media Rama sapo zbriti nga makina, u ndal te fermerët dhe kërkoi një takim me disa përfaqësues të tyre.

“Ja dhe kryeministri Edi Rama”- tha një nga fermerët sapo pa shefin e Qeverisë që zbriti nga makina e tij.
Teksa Rama iu drejtua fermerëve që të afroheshin, ata dëgjohen të thonë:

“Hajde na sqaro ti”

“Hajde, ku e kam përfaqësuesin tuaj se s’flas dot me të gjithë. Kush do vijë me mua të flasim brenda se këtu në rrugë nuk flitet. Do vish? Po hajde hajde, edhe ai që ngriti dy gishtat ku është ai. S’ka punë demokratësh këtu”, tha Rama
Protesta e fermerëve është zhvendosur përpara Kuvendit teksa protestuesit kërkojnë miratimin e Paketës Fiskale me 6 kërkesat e tyre.