Mikrobiologu i njohur kosovar, Lul Raka ka thënë se qytetarët që po besojnë se do t’u vendosen çipa për t’i kontrolluar nuk janë askushi, që të dihet se çfarë po bëjnë.

Raka në emisionin “Shëndeti” ka thënëëse teoritë konspirative janë për keqardhje dhe se virusi ekziston.

Ai ndër të tjera ka shtuar se koronvirusi është bërë shumë i rrezikshëm dhe se të gjithë qytetarët duhet të bëjnë kujdes.

“Ata që thonë se iu vendosin çipa për t’i kontrolluar dhe se koronavirusi nuk ekziston. Po kush janë ata që me iu vendos çipa. Kujt i duhet me ditë se çka bojnë ata që me i kontrollu. Absolutisht kerkushi. E askujt s’i intereson e as nuk ka interes që me e ditë çka bojnë ata persona. Kjo çështja e çipave e teorive tjera konspirative është për keqardhje. Virusi ekziston dhe madje është shumë i rrezikshëm. Duhet secili prej nesh të ketë kujdes”, ka thënë Raka.

Ndryshe, që nga përhapja e koronavirusit ka pasur teori të ndryshme nga ato se ai nuk ekziston fare, deri tek pretendimet për vendosje të çipave tek njeriu përmes vaksinave të ndryshme.