Xhavit Kryeziu-

“Gjërat nuk shkojnë ashtu siç mund të dëshirojmë ne.

Ne, në Kosovë, sidomos më të vjetrit, e dimë mirë se çfarë domethënë të ballafaqohesh me policinë serbe. Ata kanë qenë të trishtueshëm vetëm në dukje, e lëre më në sjellje ndaj shqiptarëve të Kosovës, të cilët kanë qenë dhe janë jetimë, pa babë e pa nënë, dhe pa mbështetje të vërtetë (përveç asaj që ne kemi krijuar në kokë) nga bashkësia ndërkombëtare.

Shihni se ç’bëjnë serbët në veri: i bllokojnë rrugët, i shajnë dhe fyejnë policët tanë, i sulmojnë ata edhe më armë zjarri, ndërsa bota i fajëson policët, e jo kriminelët serbët!

Po provuan vëllezërit tanë në Preshevë të bëjnë diçka siç bëjnë serbët në Kosovë, ata jo që do të rrihen keq e do të burgosen në masë, por edhe do të vriten nga policia dhe ushtria serbe.

Dhe, pastaj, as Kosova, as Shqipëria nuk do të mund të bëjnë gjë. Sa i përket bashkësisë ndërkombëtare, ajo që moti e ka dëshmuar fytyrën e saj – është antishqiptare dhe proserbe si kurrë më parë!”