Shkruan: Fahri XHARRA

“Grekët, me anën e kantundarëve grekë të Gjirokastrës kishin dijeni të plotë për këto ngjarje dhe menduan ta falnin Koço Memon, ta mësonin mirë e mirë dhe ta nxirrnin dëshmitar përpara Komisionit Ndërkombëtar, të cilëve do tu kallzonin përgatitjen e shqiptarëve për të vrarë Boço Kalon, me ndryshimin që në vend të emrit Boço Kalo do të thoshte emrin e gjeneral Tellinit”.
Këtu nisi dhe mori jetë zbatimi i planit për ekzekutimin e Tellini-t. Mehdi Frashëri tregon se autorë të kësaj vrasjeje ishin 5-6 banditë e bashkë me ta edhe një kriminel nga Nivica, që u kap rastësisht në Sarandë i armatosur. Në raportin që Frashëri i dërgoi në frëngjisht komisionit hetimor shkruan:
“Nga ndjekjet e xhandarmërisë shokët grekë të bandës kishin hyrë përsëri në Greqi dhe nivicioti kishte mbetur në Shqipëri, ku u zu i armatosur. Sipas Kol Tromarës kjo bandë greke kishte qenë vrasësi i gjeneral Tellinit dhe mbas vrasjes kishte kaluar kufirin e Shqipërisë për të përgatitur prova kundër shqiptarëve”

E po, kjo ndodhi, me 23 Gusht 1923 u vra Gjeneral Tellini. Po, sikur mos të vritej ai, harta gjeografike e Shqipërisë do të ishte ndryshe, dhe ndoshta apetitet greke për më shumë do të ndaleshin. Por, nuk e besoj ! Greqia, Serbia janë të pa ngopura deri në tretjen tonë si komb.
“Nuk ka asnjë dyshim që përcaktimi i kufirit shqiptar, por edhe fqinjëve jugorë grekë, ka pasur jo vetëm peripeci të mëdha, por edhe viktima të shumta midis tyre dhe të një gjenerali italian në vitin e largët 1923. Normalisht ishte një kohë kur regjimi fashist në Itali sa kishte filluar modelin e tij, por në fakt ishte Komisioni Ndërkombëtar i ngarkuar nga Konferenca e Ambasadorëve në Paris që kishte vendosur gjeneral Enrico Tellini, për të përcaktuar kufirin midis Greqisë dhe Shqipërisë “

Ishte një ngjarje e rëndë e asaj kohe, sepse gjenerali ishte Kryetari i Misionit të Përcaktimit të Kufirit dhe ishte i ngarkuar jo thjesht nga qeveria italiane që tashmë kishte fillimet si regjim fashist, por nga ndërkombëtarët dhe ai vetë ishte një ushtarak i mirëfilltë dhe profesionist. Tellini i vra sëbashku me katër ushtarakë të tjerë shoqërues dhe Musolini atëhere bëri edhe reperkursionet e tij ndaj Greqisë, duke bombarduar ishullin e Korfuzit dhe vendosur një gjobë të rëndë shtetit helen. Gjenerali kishte si detyrë përcaktimin e qartë të kufirit midis Shqipërisë, Greqisë dhe Jugosllavisë dhe ishte i shoqëruar nga specialistë të tjerë. Ai shoqërohej nga major Luigi Corti, toger Mario Bonacini ose ordinca dhe asistenti i gjeneral Tellini-t, shoferi Remigio Farnetti, por edhe Xhezir Thanasi nga Leskoviku, si përkthyes i grupit të italianëve. Janë vrarë barbarisht të gjithë pa përjashtim, dhe në këtë rast nuk u vodh asgjë, por gjithashtu ishin në territor ku nuk kishte aspak shqiptarë dhe menjëherë u përcaktua se ishte një masakër e kryer nga shovinistë apo nacionalistë grekë, të cilët kishin kohë që ishin qartë dhe prerazi, kundër këtij përcaktimi të kufirit me Shqipërinë.
“Tiranë, 6 Shtator 1923, Përfaqësuesit tonë në Paris, Londër, Romë e Gjenevë na njoftojnë: Veprimi i fundit i drejtë i Gjeneral Tellinit ndaj Shqipnisë, i dhanun prej Tij, me 2 Gusht, ku, vëndosi që banjot e Vromonerit ti mbesin Shqipnisë, janë shkaku I vrasjes së Tij…”
Se sa ishte masa e shqetësimit të gjeneral Tellini-t kuptohet nga një raport i tij i dërguar në Lidhjen e Kombeve për punën e kryer deri në ato moment:“Ky delegacion, nuk më jep besim për një bashkëpunim të sinqertë. Delegacioni kërkon me të gjitha mjetet dhe pretekstet për t’u larguar…Autoritetet dhe trupat greke nxjerrin pengesa nga më të ndryshmet”.
Pakënaqësia e Greqisë nisi që kur Lidhja e Kombeve, pas Konferencës së Paqes në Paris, e emëroi Tellinin kryetar të Komisionit Ndërkombëtar të Kufirit mes Shqipërisë dhe Greqisë.

…. Fshatrat Pobickë dhe Radat në Leksovik Peshkëpi, Rrëzë e Zezë dhe Kakavijë i përfshiu brenda kufirit të Shqipërisë. Punonte me ritëm të lartë në mënyrë që të përfundonte shpejt. Kur Enrico Tellini po bëhej gati ta shpinte vijën e kufirit të Shqipërisë deri në Kallama dhe të gjithë Çamërinë Veriore, duke përfshirë edhe Janinën me rrethinat e saj, kishte vetëm një mënyrë që qarqet greke ta ndalonin: duke e eliminuar fizikisht.
. Kush e vrau Gjeneral Tellinin ?Përfaqësuesi shqiptar pranë Komisionit Ndërkombëtar dhe përfaqësues i qeverisë shqiptare pranë grupit hetimor, Mehdi Frashëri, është i vetmi person i kohës që na i jep vrasësit me emër. Madje ai jep detaje edhe për përgatitjet që bënë autoritetet greke që kjo vrasje të dukej sikur e kishin bërë shqiptarët. Por, në fakt, e kishin bërë grekët.
Frashëri jep një version mjaft interesant se si shteti grek i manipuloi kriminelët për të thënë se vrasja e Tellinit u bë prej shqiptarëve.
Tellini e bëri një provë shumë të përsosur për të ardhur deri tek e vërteta e origjinës së banorëve të fshatrave që kontrolloheshin nga ai se cilës etni i përkisnin. Gjenerali italian vazhdimisht ndeshej në shumë pengesa dhe mosmarrëveshje me grekët për pretendimet e tyre territoriale ndaj Shqipërisë.
Në habinë e grekëve Tellini e bëri një provë që do të kthehej në legjendë. U hidhte karamele një turme fëmijësh dhe aty dëgjonte se çfarë gjuhe flisnin kur ziheshin për t’i kapur.Të gjithë flisnin shqip. Kaq i mjaftonte italianit dhe vendosi kufirin duke e lënë këtë fshat brenda territorit shqiptar. Kjo i zëmëroi grekët pa masë dhe pati shumë incidente me anëtarët e komisionit.
Hartat e vitit 1925, janë pothuaj ato që kemi sot dhe që prej asaj kohe nuk është përcaktuar edhe kufiri jonë detar me shtetin grek. Gjithsesi vrasja e gjeneral Tellini-t, mbetet edhe ngjarja e cila megjithëse nuk kishte shqiptarë, përveç përkthyesit, në rëndësinë e saj, kishte të bënte me kufirin shqiptar dhe vështirësitë e mëdha që ky kufi kishte për t’u përcaktuar në atë kohë.
Dhe sot e asaj dite, kufiri mbeti aty ku është plus që apetitet greke për më shumë nuk po ndalen

Referencat:

-The Corfu incident https://www.britannica.com/event/Corfu-incident

– The Corfu Incident of 1923: Mussolini and The League of Nations nga James Barros

-http://albdreams.blogspot.com/2012/05/vrasja-e-gjeneral-tellinit-dhe.html

-https://zanimalsise.com/e-hene-23-gushtit-te-vitit-1923-vrasja-e-gjeneralit-italian-qe-duhej-te-ndante-kufirin-greqi-shqiperi/

-Bernar Zotaj: Për Gjeneral Telinin e misioneve ndërkombëtare

– Vrasja e Telinit nga grekët dhe kriza e Korfuzit { Përg. Saimir Lolja }

Fahri Xharra, Gjakovë
28.01.20