Në një komunikim ku nënvizohet se shoferi i zëvendësministrit të MAPL-së, Bashkim Krasniqi, i kishte lejuar një miku të tij të voziste veturën zyrtare për në Shqipëri pa asnjë autorizim.KALLXO.com ka gjetur se shoferi i zëvendësministrit në detyrë të Ministrisë së Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Bashkim Krasniqit, ka marrë veturën zyrtare dhe 4 persona tjerë civilë dhe ka udhëtuar në Shqipëri ditën e shtunë të 30 nëntorit, 4 ditë pas tërmetit të madh që kishte prekur Shqipërinë.Nuhi Bajrami, shofer i zëvendësministrit, pa leje paraprake nga Ministria dhe pa asnjë autorizim ka marrë veturën zyrtare, i ka marrë edhe 4 qytetarë tjerë civilë dhe ka udhëtuar për në Shqipëri.Hyrja në pjesën e Shqipërisë mëngjesin e 30 nëntorit nga Nuhi Bajrami dhe 4 persona tjerë ka qenë e lehtë, por jo edhe kthimi në Kosovë.Një raport të Policisë Kufitare që e ka siguruar KALLXO.com, Policia kishte gjetur se në veturë vetëm njëri nga 5 personat është zyrtar i Qeverisë dhe se vetura qeveritare ka qenë duke u vozitur nga një civil.“Gjatë kontrollimit të dokumenteve është kërkuar autorizimi për dalje jashtë shtetit, mirëpo nuk kanë pasur një autorizim të tillë. Janë kërkuar ID, kartat e zyrtarëve për identifikimin e tyre si punëtor të Qeverisë, mirëpo të njëjtit thonë se përveç Nuhi Bajramit, të tjerët nuk ishin punëtorë të Qeverisë së Kosovës”, thuhet në raportin e Policisë Kufitare të cilin e ka siguruar KALLXO.com“Automjetin zyrtar e voziste S.A. (qytetar i thjeshtë), ndërsa i vetmi zyrtar që ishte në automjet ishte Nuhi Bajrami dhe pozita e tij ishte vozitës i zv.ministrit. Ky person ishte i ulur mbrapa në automjet”, thuhet tutje në raportin e Policisë.Para Policisë Kufitare të pranishmit fillimisht kishin deklaruar se në Shqipëri kanë shkuar për ta dërguar një ish-deputet në aeroportin e Rinasit, ndërsa më vonë i kanë ndërruar arsyetimet duke thënë se kanë udhëtuar për të dërguar ndihma në Shqipëri për shkak të tërmetit.Zëvendësministri Bashkim Krasniqi në një bisedë për KALLXO.com thotë se është në dijeni për lëvizjen e shoferit të tij për në Shqipëri pa autorizim por edhe për civilët e pranishëm në veturën zyrtare.“Po, unë jam në dijeni për këtë. Ka qenë rast urgjent, i kanë çuar disa ndihma në Shqipëri”, tha Krasniqi për KALLXO.com“Ka qenë rast emergjent. Krejt Kosova, krejt Ballkani dhe krejt Evropa është mobilizu me ndihmu, jo veç shoferi i jonë. Kanë dërgu ndihma me kamion. Kamioni ka qenë përpara me ndihma, me veshmbathje, e këta mbrapa kanë qenë me kerr. Unë s’kam qenë atje, shoferi i jonë s’e ka ditë se qysh duhet me lajmëru edhe ka shku”, thotë Krasniqi.Krasniqi thotë se nuk e di faktin se veturën zyrtare në atë kohë ka qenë duke e vozitur dikush tjetër e jo shoferi i tij, derisa thotë se personat e tjerë janë shokë të tyre.“Unë nuk e di këtë. Nuhiu s’më ka tregu se kush ka qenë tu vozitë. Këta personat e tjerë janë shokë tonë që kanë shkuar me ndihmu aksionin”, thotë zëvendësministri.Ndërsa thotë se janë të pasakta informacionet se të pranishmit në veturë kanë deklaruar fillimisht se e kanë dërguar dikë në aeroport.“Jo, s’ka të bëjë asgjë me aeroport. Kjo është gabim. S’ka kurrgjë me aeroport. Është e pasaktë”, thotë Krasniqi.Të pranishmit në veturë kanë qenë këta: S.A., M.P., B.T., E.K., dhe N.B., të gjithë nga Fushë Kosova