Një zyrtare e policisë në rajonin e Gjakovës është suspenduar nga Polica e Kosovës.Arsyja e suspendimit të zytares policore ishte publikimi i një video në aplikacionin “TikTok”, në të cilën ajo është shfaqrut me uniformën zyrtare.Lajmin për suspendimin e zyrtares policore në Gjakovës e ka konfirmuar për KALLXO.com edhe Policia e Kosovës.Sipas policisë, zyrtarja policore është suspenduar me vendim të lëshuar nga Drejtoria Rajonale në Gjakovë.“Referuar kërkesës suaj ju informojmë se, në lidhje me publikimin e një videoje nga zyrtarja e PK-së, e njëjta është suspenduar me vendim të lëshuar nga Drejtoria Rajonale në Gjakovë, ndërkohë që lënda do t’i procedohet Divizionit të Standardeve Profesionale, përkatësisht Drejtorisë për Hetime të Brendshme”, thuhet në përgjigjen e policisë

Aplikacioni “TikTok” është aplikacion për shpërndarjen e videove me muzikë, animaciondhe dhe efekte të tjera.Drejtori i Policisë së Kosovë para disa jave ka marrë vendim që zyrtarët policor të mos shfaqen në rrjete sociale me komente apo postime të ndryshme të cilët mund të ndikojnë në pozitën e tyre të zyrtarit policor.