Sekretari amerikan i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Mike Pompeo i ka shkruar letër Kryeministrit Albin Kurti ku ka kërkuar nga ai heqjen e taksës për mallrat nga Serbia dhe Bosnje-Hercegovina
Pompeo ka kërkuar nga kryeministri Kurti heqjen e taksës 100% dhe uljen në tavolinë me Serbinë për arritjen e marrëveshjes mes dy vendeve.

Ai ka thënë se kjo duhet të jetë prioritet nga Kurti dhe që të përfitoj nga momentumi i krijuar.
“Heqja e tarifave në mallrat e Serbisë dhe Bosnje-Hercegovinës do të jetë e rëndësishme për kthimin e palëve në tavolinën negociuese. Ne shpresojmë dhe presim që ju do ta bëni këtë gjë prioritet dhe do të përfitoni nga momentumi i krijuar pas dy letrave të qëllimit për të krijuar lidhje ajrore dhe hekurudhore në mes të Prishtinës dhe Beogradit”, shkruan në letër Pompeo.

“Është koha që të realizoni marrëdhënie normale me Serbinë, që kanë qendër njohjen e ndërsjellë, dhe e cila është thelbësore për integrimin e plotë ndërkombëtar të Kosovës. Shtetet e Bashkuara do të qëndrojnë afër jush për t’iu mbështetur në këtë proces”, thuhet në letër.

Pompeo po ashtu ka uruar Kurtin për pozitën e re që ka marrë si kryeministër i Kosovës.