Vetëm një ditë pasi votimet u mbyllën për Zgjedhjet në SHBA 2020, presidenti Donald Trump pranoi se humbja nuk ka qenë kurrë e lehtë për të.

“Të fitosh është e lehtë. Humbja nuk është kurrë e lehtë”, tha ai. “Jo për mua nuk është”.

Dhe reagimi i tij ndaj rezultateve të zgjedhjeve është një dëshmi për këtë, shkruajnë mediat e huaja.

Donald Trump ka pretenduar për mashtrim të votuesve që kur Biden e kapërceu atë me të paktën 253 vota elektorale (264, nëse llogaritet Arizona).

Madje, Trump ka pretenduar vazhdimisht se ai ka qenë një viktimë e mashtrimit masiv, pa ndonjë provë thelbësore për të mbështetur pretendimet e tij.

Ai gjithashtu premtoi të kërkojë nga Gjykata e Lartë që shtetet që janë ende duke numëruar votat të ndalojnë.

Sipas Trump, çdo votë e numëruar pas ditës së zgjedhjeve duhet të deklarohet e paligjshme dhe e pavlefshme.

Në fakt, të enjten, Trump kishte një postim në Twitter dhe shkroi: “Ndaloni numërimin”.

Këto reagime të Trump, ndoshta një reagim ndaj mundësisë që ai të mos zgjidhet përsëri si President i Shteteve të Bashkuara.

Dhe ky reagim ka nxitur shumë njerëz në botë, aq sa “manjakët” e Twitter-it kanë gjetur një cicërimë të bërë para gjashtë vitesh nga Trump ku ai kishte folur për mënyrën se si njerëzit duhet t’i përgjigjen fitoreve dhe humbjeve.

Bëhet fjalë për dhjetorin e vitit 2014, kur Trump kishte shkruar në Twitter: “Ajo që ndan fituesit nga humbësit është se si një person reagon ndaj çdo kthesë të re të fatit”.