Presidenti Hashim Thaçi dhe zëvendëskryeministri në detyrë, Enver Hoxhaj kanë nisur festën e Vitit të Ri.

Hoxhaj ka publikuar një fotografi me Presidentin Thaci, me të cilin thotë se kanë cuar gotën e parë për festën e Vitit të Ri.

“Gota e parë e festës së Vitit të Ri 2020 me Presidentin dhe mikun tim, Hashim Thaçi URIME 2020! Gezuar”, ka shkruar Hoxhaj në Facebook,

Hoxhaj është zëvendëskryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, të cilën e ka udhëhequr Thaçi për 15 vjet.