Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, ka thënë se BE duhet t’i përmbushë të gjitha premtimet e bëra ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe të vazhdojë procesin

Von der Leyen në një seancë plenare të Parlamentit Europian ka thënë se muajt e ardhshëm janë vendimtarë sa i përket këtij aspekti.

“Është veçanërisht e rëndësishme që të ruhet momentumi në Ballkanin Perëndimor përpara se të mbahet Samiti i Zagrebit – nëse duam që ky samit të jetë i suksesshëm. Duhet t’i kryejmë detyrat tona, tani”, tha von der Leyen.

Tutje, ajo ka thënë se duhet mundësuar nisja e negociatave të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, pasi që këto vende i kanë përmbushur obligimet e tyre.

Kujtojmë se në tetor të vitit të kaluar, BE nuk e ka miratuar nisjen e negocatave me këto dy vende, pavarësisht se Komisioni Europian konfirmoi se këto i kanë përmbushur të gjitha kriteret.

Ndërkaq, edhe Kosova pavarërsisht përmbshjes së kushteve për liberalizimin e vizave, një gjë e tillë ende nuk është bërë.