Shkruan: Fahri XHARRA

Njeriu “AKADEMI”-mbi etruskët, iliret,arvanitasit e çamët
-Studjues,albanolog, Çami aktivist, autodidakt, shkrimtar, autor i koheve moderne.
-Niko Stillo, shqiptari nga Preveza, me banim që prej më se katër dekadash në Gjermani, nuk është më i panjohur në Shqipëri.
Së fundmi mbërriti te lexuesi me librin e tij të fundit: -“Etruskishte-Toskërishte” me një ligjëratë akademike.
-Profesor Niko Stillo është çam që jeton në Gjermani. Ka lindur në një fshat të Prevezës (Greqi). Është larguar në moshën njezetvjeçare nga Greqia dhe ka shkuar në Itali, ku ka kryer studimet për statistikë. Më pas ka jetuar në Gjermani ku ka kryer studimet për Pedagogji dhe Ekonomi. Ka “mbetur” në Gjermani ku është marrë me gjuhën e vjetër shqipe, me shkrimet e vjetra në shqip dhe me Etruskologjinë.
Prof.Niko Stillo me punën e vet, me zotërimin e mbi dhjetë gjuhëve dhe të greqishtes si asaj të lashtë, bile në dialektet e veta jonike, dorike etj., të greqishtes bizantine, katharevusa, greqishten e Stambollit dhe dhimotiko (greqishtja popullore) është helenisti më i madh shqiptar në kohën tonë. Ndihmesa e tij është e pashembëllt.
Prof.Niko Stillo u lind më 1946 në fshatin Çam, Ftinë në Qarkun i Prevezës. Ai është i quajtur ndryshe si djali i Ftinës të Çamofshatrave mbi Prevezë dhe është endur nëpër disa vende evropiane duke iu futur studimeve ekonomike derisa përfundon në Gjermani,ku jeton edhe sot.Prindërit e tij flisnin në gjuhën shqipe në familje. Gjuhën greke Niko e mësoi në një moshë pak të rritur ne shkolle.
Kur ishte në gjimnaz e mundonte pyetja se, ç’janë këta shqiptarët, këta arvanitasit. Me vite, njëra-tjetra, librat, ambienti i ndryshëm nga ai familjar dhe shkollor etj, dhanë një përgjigje. Gjeti shkrime 500, 800 vite para Krishtit. Mësoi se ajo gjuha e vjetër është shqipja. Duke lexuar gramatikat më të lashta greke të mbijetuara, i bëri përshtypje që në 12 vjetët e shkollës nuk kishte dëgjuar qoftë edhe një fjalë për to.
Duke u angazhuar gjithnjë e më tepër me temën e arvanitasve (shqiptarëve), gjeti fjalorin më të vjetër të gjuhës shqipe të Frang Bardhit “Dictionarium Latino-Epiroticum”. Arriti në përfundimin se librat me të cilat ishte informuar në shkollë, jo vetëm nuk shkruanin të vërtetën, por përpiqeshin edhe ta mbulonin atë. U njoh me epigrame të palexuara të pellgut Mesdhetar të shkruara me alfabetin grek, prej atyre që perëndimorët i quajnë etruske, e vetëm një pakicë studiuesish i konsiderojnë ato se bëhet fjalë për gjuhën e shqiptarëve.
-Në shtator të vitit 2004 mori pjesë në Simpoziumin shkencor për arvanitasit si dhe për të botuar librin e tij të parë në gjuhën shqipe “Historia e shenjtë e arvanitasve”. Libri flet për historinë e shqiptarëve në kohën antike. Në veçanti, në libër shkruhet për mumien e Egjiptit që ndodhet në muzeun e Zagrebit.
Niko Stillo “devijon”, drejt një kauze tjetër duke ndenjur afër Spiro Muselimit, në rrugët e mërgimit i kushtohet përfundimisht studimit të historisë, gjuhës së popullit të vet, Çamërisë, Shqipërisë dhe lashtësisë së tyre. Si autodidakt, arriti të bëhej një studiues i mirëfilltë, duke kulmuar me veprat “Historia e shenjtë e Arvanitëve” dhe “Fjalori i Marko Boçarit”. Në jetëshkrimin për të shkruhet se “ai ecën në gjurmët e Aristidh Kolës, të cilin e ka pasur mik të dashur e shok të ngushtë jo vetëm në fushën e letrave, por dhe të veprimit.
Niko Stillo, shqiptari nga Preveza, me banim që prej më se katër dekadash në Gjermani, nuk është më i panjohur në Shqipëri.
Së fundmi mbërriti te lexuesi me librin e tij të fundit “Etruskishte-Toskërishte” me një ligjëratë akademike.
Niko Stillo njihet në Ballkan e Turqi dhe Gjermani; njihet në Kosovë, Maqedoni e Shqipëri pa folur në Greqi. Veprat e veta fillimisht Nikua i boton në gjuhën greke që është gjuha e penës e tij. Stillon e njohin arbëreshët e Italisë, arvanitët e Greqisë, shqiptarët brenda e jashtë Shqipërisë. Zëri dhe pesha e fjalës së tij është ndjerë në Kosovë, në Institutin Albanologjik të Prishtinës, në Institutin e Historisë së Kosovës, në Universitetin Shtetëror të Prishtinës, në Universitetin Amerikan në Kosovë
Prishtina zyrtare është e para që botoi veprën e parë të tij të përkthyer në shqip “Historia e Shenjtë e Arvanitëve”.Aty Niko argumenton shkencërisht se në themel të mitologjisë greke është mitologjia pellazgo-iliro-shqiptare, ajo e Çamërisë – Epirit. Në veprën e dytë “Fjalori i Marko Boçarit” Niko argumenton lashtësinë e alfabeteve të shqipes me gërma greke e të tjera në “Isagogi”, pjesën paraprirëse prej mbi 100 faqesh.
Njëkohësisht na sjell fjalorin e Marko Boçarit. Gjuhësia është një fushë kryesore, një kalë i betejës i studjuesit Niko Stillo, nëpërmjet së cilës ai hyn për të provuar si lashtësinë e shqipes, ashtu edhe të shqiptarëve.
Tani së fundi doli dhe libri “Etruskishte-Toskërishte”, prej rreth 700 faqësh, pjesën e parë të të cilit e kemi në shqip, të përkthyer nga zoti Llambro