Aksioni i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, i cili filloi dje në “Call Center” në 17 lokacione të ndryshme në Prishtinë e Ferizaj, ka vazhduar edhe sot.

Prokuroria Speciale ka bërë të ditur se gjatë ditës së sotme janë ngrirë 700.000 euro, të cilat dyshohet se janë përfituar nga veprimtaritë e “Call Center” në mënyrë të kundërligjshme, lidhur me veprat penale të “Mashtrimit” dhe “Keqbërje të organizuar”.

Deri më tani nga ky operacion janë ngrirë 700.000 euro, janë sekuestruar 160.000 euro, 6 vetura, janë arrestuar 18 persona, si dhe një numër i konsiderueshëm i kompjuterëve, serverëve dhe telefonave mobil e të cilët janë shfrytëzuar për kryerjen e veprave penale.