Historie e çunit kryengritës pa nevojë mori fund. Tani mbetet per ta analizuar punën pse erdhi deri këtu. Si kryengrites pa arsye, Kurti doli në skenë në mesin e vitit 1997 si anëtar i UPS, së bashku me tre-kater student tjerë të cilet në kohën kur pushkët po ndëgjoheshin bukur shpesh anë e kënd Kosovës nga Adem Jashari, Zahir Pajaziti e të tjerë, po kerkonin te drejta kulturore për arsim në gjuhë amëtare në menyrë paqesore.

Shkruan: Sali Rexhaj

Asgjë nuk do të ndodhte, sikur mu në kët kohë në Serbi nuk do të ishte opozita në rrugë për ta rrëzuar Millosheviqin të cilit protestat e studentëve në Kosovë do ti ndihmonin për ta akuzuar opozitën së kishte lidhje më „separatistët“ në Kosovë. Kështu ai i rrahu për vdekje Gjingjiqin, Drashkoviqin e Sonja Peshiqin në Beograd, po edhe ua ngrehi veshtë Kurtit, Dugollit e Lajqit dhe rektorit Ejup Statovci, i cili nuk dinte fare së çka po ndodhte dhë ishte aty vëtem për ta siguruar edhe mandatin e tretë, në kundershtim më statutin e UP ku thuhej së rektori i ka vetëm dy mandate.

Nuk do të flas për kohën kur ishte sekretar i Demaqit, as mënyren si u gjend në PPK bashk më të atin Zaimin, të cilet une i refuzova që ti anetaresoj ne PPK, por pas largimit tim Demaqi i solli. As për burgosjen e faljen. Do te flas vetëm per qeverisjen prej 45 ditëve. Më të shkurtën në Kosovë.

Koalicioni u bë si u bë, dhë e moren mandatin në kuvend më tre shkurt. Planifikonin që të qeverisin së paku dy mandate, pra tetë vjet.

Në vend që të merrej më infrastrukturë ligjore për ta realizuar programin kunder korrupcionit e për forcimit të shtetit, si dhe për të filluar dialogun më Serbi për një marrëveshje, Kurti filloj shkarkimin e largimin e njerzve nga puna duke i zëvendësuar më njerez të besuar e anëtar të Vv. Këte punë e bënte pa konkurse dhe në menyrë arbitrare. Solli një term „gjakderdhje financiare“ i cili të një popull i cili është shtypur e vra dhe ka derdhë shume gjak për liri, kishte konotacion të keq.

Në planin nderkombëtar filloj të marr krahun e majtistëve evropjan dhe hipikve pa shtepi të cilet Ameriken e urrejne deri në ekstrem. Mendonte së është punë e tijë që të zgjedhë së kush e perfaqëson SHBA-në në dialog. Kurse Shtepinë e Bardhë e krahasoj më shtepi të Kuqe në Moskë apo të Verdhë në Peking.
Ndaj LDK-ës si partner në koalicion sillej më nençmim e hakmarrje, më urrejtjen të cilen e ka Qosja kunder Ibrahim Rugoves. Filloj të perzihet edhe në punët e brendëshme të tyre. Nenshkruante marrëveshje më Isa Mustafen, po e perkrahte Vjosa Osmanin. Shkoj aq largë sa që e shkarkoj në mes të natës njeriun kryesor të LDK-ës në qeveri Agim Veliun.

Më këto veprime mendoj se do ta poshtroj popullin e Kosovës dhe largoj SHBA-në nga Kosova, duke rrezikuar interesin nacional të Amerikës në Ballkan. Këtu gaboj rëndë. Më një plebishit të paparë deri më tani u rrezua në Kuvend. Tani po i numëron ditët e fundi në pushtet, shumë i deshpruar dhë arrogant, gje e cila do ti kushtoj shumë dhe do ti mbyllen të gjitha rrugët per tu marrë më politikë në Kosovë.

Në kosovaret jemi njerez të urtë, punëtor e të zgjuar. Po njëherit edhe trima të pashoq. Prandaj nuk e durojmë askëndë që të na shes mend e trimeri. Aq me pak një të ardhur. Këtu kan gabuar Qosja e Daci, në këte kurthë ra edhe Kurti.

Rugova nuk ishte jashtëtokesor, po njeri i urtë e trim i cili mbi të gjitha e njihte mirë mentalitetin e popullit në Kosovë, nga Dardania e deri sot.

(Autori është opinionist i njohur nga Zvicra)