Jeni quajtur ndonjëherë shoferi më i keq në vend? Epo, ju thjesht mund të jeni i tillë sepse jeni pas timonit të një një veture të tipit BMW.

Në një studim të fundit, të bërë në Britani, ky stereotip është forcuar akoma më shumë.

Drejtuesit e BMW janë votuar zyrtarisht si shoferët më “harbutë” në rrugë sipas një sondazhi të ri.

Më shumë se gjysma e të anketuarve në një studim të realizuar nga kanali televiziv Dave konsideruan shoferët e BMW me bazë në Gjermani, më egoistët dhe mospërfillës mbi pronarët e tjerë të makinave.

Drejtuesit e modeleve Range Rover dhe Audi TT gjithashtu renditeshin lartë në listën e shoferëve me sjellje të keqe.

Ndërkohë, rezulton se disa pronarë të makinave kanë më shumë dashuri për veturat e tyre sesa për njerëz.

40 përqind madje thanë se ndjejnë më shumë dashuri ndaj veturës sesa ndaj vjehrrave të tyre raporton The Sun.