Shkruan: Shqipe HOXHA

Në kërkimet për vendndodhjen e Prima Justinianës është ardhur në përfundimin se duhet të jetë Taurisium i lashtë ose Tavor i sotëm, si vendlindje e Justinianit. Këtë përcaktim e gjejmë edhe në Fjalorin Enciklopedik Zanichelli pas viteve 90’ ku shënohet Taurisium si vendlindje e Justinianit të Madh. E vërteta historike e vendlindjes së Justinianit është Prishtina, sepse dokumentohet në Novelen XI ku perandori e formulon qartë: “Prima Justiniana nostrae patrie” që vërteton se origjina e këtij perandori është ilire por me kulturë romake-latine.

G. Novaku thekson: “…dadhanët ishin popull në vete, që kishin qendruar (me të njejtin emërtim etnonomi e toponomi) deri në kohën e Justinianit I (527-565 e.r.) kur në atdheun e tyre – vet Justiniani ishte edhe i lindur aty, themelon qytetin – Justiniana Prima” duke i lidhur dardhanët e Trojes (Troadës) me dardhanët ballkanik, pasi edhe kanë të njejtën etnogjenezë trashigmie të rodit të tyre apologjetik ndaj lëvizjeve të madha në të tri drejtimet e tyre veriore, lindore e perëndiore të Ballanit dhe në Apenine.